Humbje therëse
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...

Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë një hartë edhe më të qartë, jo vetëm për shpërndarjen e mandateve, por edhe shpërndarjen e votave dhe pikërisht atyre votave që i mungojnë opozitës. Me një fushatë shumë të mirë, me një program shumë ambicioz, opozita e Berishës ishte një ofertë e duhur në një fushatë me tallava, me çyrykë, me bylmezë, me Zegjine e kështu me radhë.

Përtej kësaj, qytetarët nuk zgjodhën as taksat më të ulëta, as rrogat më të larta, as një biznes më të zhvilluar, por socialistët kanë fituar dhe duket që diferenca të jetë mbi 200 mijë vota mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore i mungojnë, së pari, votat e LSI-së. Duket qartazi se PL, dikur LSI, është një parti inekzistente me kryetarin në burg. Një parti që në vitin 2021, në drejtimin e Monika Kryemadhit, mori mbi 100 mijë vota, por vetëm 4 mandate.

Gjithçka ishte për shkak të formulës zgjedhore dhe është pikërisht kjo formulë që ka dëmtuar Partinë Demokratike, pasi dalja e partive të vogla ka bërë që asaj t’i copëtohen votat. Ashtu siç mungon LSI, Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe Partisë Demokratike i mungojnë votat e PDIU-së, e cila dikur kishte 50 mijë apo 70 mijë vota. Ato vota nuk janë.

Shpëtim Idrizi është vetë në listat e hapura të PD-së, me shpresën se do të futet në Parlament. Tashmë do të shohim votat në Qarkun e Tiranës, por partinë e ka “shitur”. Në Fier, në Tiranë apo Vlorë, ku kjo parti pretendon një shumicë të madhe votash, ato nuk kanë shkuar për kandidatë të PDIU-së, por u janë falur, dhuruar apo shitur socialistëve. Pra, përveç formulës zgjedhore, kemi një parti që nuk ekziston më dhe një parti që është “shitur” tek Edi Rama me prova.
Mjafton të lexojmë rezultatin, pa i hyrë analizës me faktorë si listat e mbyllura skandaloze, apo strukturat e opozitës parkuar tek Edi Rama. Një shembul është edhe Lulzim Basha i cili ka rreth 20 mijë vota që janë vota të djathta. Adriatik Lapaj po shkon mbi 60 mijë vota, janë ende për t’u numëruar votat e emigrantëve dhe në çdo qark duket forcë e tretë apo e katërt. Partia Mundësia e Agron Shehajt gjithashtu po shkon rreth 60 mijë vota dhe po t’i marrësh bashkë këto dy parti me trendin e tyre dhe së bashku me Lulzim Bashën kanë shkuar afërsisht 150 mijë vota në këtë moment, mund të shkojnë edhe më tepër.

Këto janë vota të munguara të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe të Partisë Demokratike. Pra, leximi i rezultatit na tregon se tri parti të vogla po shkojnë mbi 150 mijë vota, të cilat i mungojnë PD-së. Gjithashtu po të shohim partitë e tjera, ku përfshihet edhe LZHK e Dash Shehit, janë rreth 10 mijë vota dhe PSD e Tom Doshit, e cila ka shkuar mbi 50 mijë vota.
Në total të këtyre votave ne shohim që partitë e djathta shkojnë rreth 200 mijë vota. Këtu po përjashtojmë PSD-në e Tom Doshit dhe Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit që po i konsiderojmë vota të majta. Këto 200 mijë vota i mungojnë totalit prej rreth 500 mijë votash që ka marrë Partia Demokratike dhe ASHM deri në këto momente, duke pritur që të dalë rezultati final me votat e emigrantëve, një pjesë e të cilave janë bllokuar.

Pra, faktorët janë shumë të thjeshtë. E para, dy aleatët kryesorë të PD-së, LSI dhe PDIU, në këtë fushatë nuk kanë ekzistuar. PL, dikur LSI, duket një parti tashmë e shkërmoqur dhe PDIU një parti pazaresh që është “shitur” tek Edi Rama dhe ky është fakt.
Shohim partitë e reja, si e Lapajt dhe Mundësia e Shehajt, të cilat kanë bërë kërdinë në vota. Edhe pse parti të reja, shkojnë rreth 150 mijë vota së bashku me partinë inekzistente të Lul Bashës, por që çuditërisht ka rreth 20 mijë vota në të gjithë Shqipërinë. Mandat vetë Luli nuk do të marrë, por sërish nuk ka humbur sepse ai që ka humbur është Endri Hasa, kryetari i Koalicionit Euroatlantik. Pra, fakti i dytë janë partitë e reja dhe njerëzit e dalë nga brenda PD-së, siç është rasti i Lulzim Bashës, Dashamir Shehit, Agron Shehajt dhe partia e re e Adriatik Lapajt, që duket se e kanë “pluguar” mirë votën gri dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Partia Socialiste i ka ruajtur votat e saj, ajo ka një shumë nga 700 mijë deri në 800 mijë vota që i përsëriten çdo palë zgjedhje, asgjë më shumë sesa kaq. Ka ruajtur votat që ka pasur dhe ka marrë atë që i takon në emigracion.
Kurse Partia Demokratike nuk ka votat e LSI-së dhe PDIU-së në koalicion dhe votat e saj ia kanë “ngrënë” Lapaj, Agron Shehaj, Lulzim Basha, Dashamir Shehi dhe disa parti të tjera të vogla, të cilat duket që janë të djathta dhe po t’u mbledhësh votat e çojnë Partinë Demokratike mbi 700 mijë vota.
Ndaj dhe humbja e demokratëve nuk duket të jetë thjesht dhe vetëm për shkak të përballjes kokë më kokë me socialistët, por dhe përballja me një realitet të ri, të partive të reja, disa të dala dhe nga trupi i saj, që kanë mundur të sigurojnë një hambar votash duke e “sakatuar” partinë berishiste, duke i lënë asaj 52, ndoshta deri në 54 mandate, dhe duke i dhënë Edi Ramës një mazhorancë thuajse kushtetuese.

Në fakt, një fitore e tillë, aq e thellë, në mandatin e katërt, nuk i bënte mirë as Edi Ramës vetë e jo më opozitës. Nga ana tjetër, ajo që tashmë lexohet nga rezultati është se socialistët kanë një mazhorancë të sigurt, kanë mundur të ruajnë dhe të mbledhin votat e tyre, ndërsa Partia Demokratike ka më pak mandate, ka më pak vota, sepse siç e përmendëm më lart, i mungojnë votat e aleatëve, realiteti politik i partive të reja dhe në finale kutitë opozitare nuk duken të zbrazura.
Faktorë të tjerë janë listat e kandidatëve, gabimet taktike në fushatë pa theksuar se kur Rama mblidhe vota, në PD grindeshin në primare
Në total socialistët mund të kenë një diferencë të vogël prej 50 mijë votash në rang kombëtar, por kutitë e opozitarëve janë “të copëtuara”, ndërsa Edi Rama dhe Rilindja i kanë të futura në një thes, çka ka bërë dhe diferencën se pse është ajo shifër mandatesh./ CNA
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...