
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, rezulton të jetë një nga më të votuarit në Qarkun e Tiranës, ku janë numëruar 1282 kuti votimi brenda vendit dhe rreth 30 mijë zarfe jashtë vendit.
Pra, rreth 70% të votave që vijnë nga jashtë, pasi ato brenda vendit kanë përfunduar, Blendi Gonxhja është me rreth 24 mijë vota.

Me një makineri shtetërore, me një strukturë të madhe në dispozicion, Blendi Gonxhja arriti të çmontojë struktura të mëdha të socialistëve dhe duke i futur ato në thesin e tij, në Kombinat, në Vorë, në zona të ndryshme të Tiranës ku raportohet se ka pasur lidhje dhe me grupet kriminale të cilat kanë bërë një devijacion vote drejt Blendi Gonxhes.(LEXO KETU)
Ndryshe nga Erion Braçe, i cili renditet i dyti me rreth 1 mijë vota më pak.

Braçe në pak kohë fushatë në Tiranë, doli vetë, ishte aktiv në rrjetet sociale, fliste për problematikat e njerëzve, kritikë me të tijtë, me nerv, me agresion, dikush nuk e besonte kurrë se do të fitonte, nuk e vlerësonte, por ngelet një socialist i vjetër llafazan, pro qytetarëve deri diku, në një betejë që brenda llojit vjen Blendi Gonxhja, diku një nga fytyrat më të urryera në Tiranë.
Kujtojmë këtu përmbytjen që i ndodhi kryeqytetit kur ishte nënkryetar bashkie dhe në atë kohë u largua nga Shqipëria, iku në Greqi.



U përfshi në biznes, agjenci autobusësh. Më pas u kthye në një kritik të Ramës dhe dalëngadalë u bë drejtor patentash, duke u kthyer në një superministër me pretendimin se mund të jetë kandidat për bashkinë e kryeqytetit. (LEXO KETU)
Në fakt, Blendi Gonxhja nuk është rastësisht me aq shumë vota. Votat e tij mbajnë erë jo për shkak se ka përdorur vetëm administratën, jo për shkak se ka përdorur biznesin, jo për shkak se rryma të caktuara të krimit kanë kaluar në mbështetje të këtij të fundit, pasi u ka premtuar se ai nesër mund të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Blendi Gonxhja mposhti socialistët e karrierës, por i përballur me Erion Braçen i jepet një leksion se dikush punon drejt e drejt si socialist, dikush kërcen, futet në gjiriza, 'hyn e del në kënetë' siç ka qejf ta thotë dhe kryeministri ynë, dhe më pas del njeriu më i votuar në Tiranë.
Nuk çudit vota e Fatmir Xhafajt apo Ornaldo Rakipit, e Xhemal Qefalisë. Mjafton të shikosh diferencën e Blendi Gonxhes me Anila Denajn, të shikosh se ku është Pandeli Majko apo Blerina Gjylameti.
Peshën e ka vetëm nga firma dhe vula e ministrit, asgjë më shumë se kaq, sepse në të njëjtin nivel me të është edhe Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm, që akuzohet se shumë struktura të ministrisë, institucione në varësi, i ka përfshirë në fushatë.
Shkëlqen me llumin e tij të votave të përziera sa me krimin, sa me blerjen, sa me shitjen, sa me përfshirjen e administratës që në fakt është bërë me një qëllim të vetëm, kandidimin e tij të mundshëm si kryebashkiak i Tiranës, me shpresën se kryeministri Edi Rama do të shkarkojë Erion Veliajn dhe bashkë me tri bashkitë e tjera të Matit, Tepelenës dhe Beratit do të futë në zgjedhje edhe kryeqytetin.
Nuk është e paqëllimtë gara, lëvizjet dhe veprimet e Blendi Gonxhes me votat e tij që qelbin erë dhe për ta kuptuar këtë mjafton të shikosh rezultatin si një nga njerëzit më të votuar në Shqipëri.
Në një fushatë jo aq agresive sa Erion Braçe, jo aq agresive sa të tjerë në dukje, por me skuta të nëndheshme, me aleanca të pista, që tregohen nga rezultati i votave në kryeqytet që nga Vora kryesisht ku doli numërimi i parë e deri te votat e Kombinatit apo zonat e tjera të Qarkut të Tiranës ku Gonxhe shtriu tentakulat e tij deri në ndotjen e tyre me krimin./ CNA
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...