
Sot në media është raportuar se do të dyfishohet çmimi i patentave të kategorisë B.
Brenda muajit mars është njoftuar se çmimi mund të rritet minimumi nga 85 mijë Lekë për tu pajisur me leje drrejtimi.
Ndryshimi i çmimit vjen si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave.
Për ndryshimet e çmimit janë njoftuar edhe qytetarët në autoshkolla, ndërsa lidhur me marrëveshjen ka folur edhe Blendi Gonxhja, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit”, shprehet drejtori i DPSHTRR-së në videon e mëposhtme.
Por pas publikimit të këtij lajmi në media, Gonxhja ka bërë një tjetër reagim, ku ka mohuar dyfishimin e çmimit të patentave dhe e ka cilësuar si lajm të rremë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se nuk do të rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit.
“Lajm i gabuar! Lajmi është: Fund fiktivitetit në Autoshkolla! Zbatim rigoroz i programit të formimit për Leje Drejtimi! Fund lojës me Sigurinë Rrugore! Fund zhvlerësimit të profesionistëve dhe degradimit të tregut të Autoshkollave!
As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!
Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit!
Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!
Fiton Siguria Rrugore! Rriten standardet e mësimdhënies në Autoshkolla! Merr dinjitet dhe vlerë aktiviteti dhe misioni i Autoshkollave!
DPSHTRR zbaton aktet ligjore në fuqi që përcaktojnë programin e detyrueshëm zyrtar të përgatitjes në Autoshkolla, kryerjen e plotë dhe transparent të tij!
Siguria Rrugore kërkon Autoshkollim serioz, proces kritik që nuk mund të garantohet pa kushtet logjistike, kapacitetet teknike e didaktike që përkthehen në kosto të domosdoshme! Kurset gjysmake, shkollimi i munguar, kontratat fiktive, punësimi në të zezë ose fiktiv, regjistrat fiktivë të pjesëmarrjes në orët mësimore, janë parathënia e aksidenteve dhe fataliteteve rrugore, kostove sociale e ekonomike që tejkalojnë sektorin e Autoshkollave duke cënuar tërë shoqërinë, sigurinë publike dhe aspiratat integruese!
Marrëveshja DPSHTRR, DPT, Shoqatat e Autoshkollave është investimi më i fortë për cilësi Autoshkollimi, mbrojtje konsumatori e Siguri Rrugore!”, shkruan drejtori i DPSHTRR-së.
Pra brenda një dite ka dy reagime, një ku thotë se marrëveshja e DPSHTRR me DPT-në dhe shoqatën e autoshkollave ekziston dhe një ku thotë se lajmi nuk është i vërtetë.
Por kush po i gënjen shqiptarët, Gonxhe apo Blendi Gonxhja?/ CNA.al



Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të pranojë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mocionin e thirru...
Tuneli Tiranë-Elbasan, ose siç njihet ndryshe tuneli i...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur rreth ska...
Mediat amerikane vijojnë të hedhin dritë mbi skandalin McG...
Një shkrim i New York Post, ka thelluar më tej skanadalin ...
Policia dhe punonjës të IKMT-së kanë zbarkuar sërish n...
Çmimi i patentave do të dyfishohet për të gjitha lejet e d...
Seanca e sotme parlamentare në Kuvend u shoqerua me debate...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas kër...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend. Pas protest...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar dep...
Ndërpritet për herë të tretë seanca parlamentare. Depu...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarit të ...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, edhe pse i përjashtuar...
Një tjetër emër i është shtuar listës së zezë të të pë...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka vijuar...
Seanca parlamentare po vijon me debate të forta mes mazhor...
Lulzim Basha është hetuar nga PD për fondet ruse dhe së sh...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para selisë b...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...