Mbyllet paqësisht protesta para Kuvendit/ Berisha dhe qytetarët zhvendosen në selinë blu
Prej më shumë se dy orësh para Kuvendit, është mbyllur...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para selisë blu, se protesta e vendosur me datën 3 mars, nuk ka lidhje me gjyqin për vulën e PD-së, i cili do të mbahet në të njëjtën datë.
Ai ka nënvizuar se PD e ka vendimin e gjykatës dhe kjo lëvizje për protestë nuk ka të bëjë me gjyqin, por me kërkesën e demokratëve për të larguar Edi Ramën.
“Protesta e 3 marsit nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës. Ne e kemi vendimin e gjykatës. Ne i përmbahemi parimit të njerëzve të lirë në të gjithë botën. Nuk ka asnjë lidhje me datën e gjyqit”, tha Berisha.
Deklarata e plotë e Sali Berishës në selinë blu
Revolucioni marshon dhe sot para parlamentit, deputetët tanë në sallë, qytetarët në protestë, dhanë mesazhet më të fuqishme, në të cilat kërkohet largimi i Edi Ramës.
Çdo ditë, ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin e tij.
Nuk është më regjim legjitim. Ky regjim erdhi bazuar në dhunimin e zgjedhjeve, bazuar në vjedhjen e qytetarëve, bazuar në dhunën ndaj tyre, krimin dhe drogën.
Ky regjim nuk ka më asnjë ditë legjitime të qëndrojë.
Ky është një regjim monist, që e ka shndërruar parlamentin, në një bunker të fjalës së ndaluar.
Ky është një regjim monist që e përdor parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës, për klientelën e tij, për ministrat e tij, për të fshehur vrasje kriminale.
Ky regjim mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet.
Kjo e jona nuk është betejë për PD-në apo deputetët e saj. Kjo është betejë për shqiptarët.
A nuk kanë të drejtë qytetarët të mësojnë se nga erdhën 225 mijë dollarë që iu dhanë parkingjeve për McGonigal?
A nuk kanë të drejtë të mësojnë se cilët janë dëshmitarët që shkuan për të dëshmuar në Europë për t’i futur thikën pas shpinës opozitës?
Pra, ne çfarë kërkojmë? Ne kërkojmë të hetojmë, sepse çdo qytetar shqiptar kërkon t’i dijë këto të vërteta. Nuk mund t’i lëmë në terr.
Revolucioni vazhdon! Protesta kombëtare është më 3 mars, në të cilën bashkohen të gjithë shqiptarët kundër këtij regjimi, që po vjedh pa dallim. Mos harroni se në një kohë kur qytetarët shqiptarë numërojnë kafshatën, vuajnë dhe nuk u del, i nisin fëmijët në dhera të tjera, këta qeveritarë, jo këta, sekretaret e tyre mbushin dyshekët me euro.
I them këto për të kërkuar mirëkuptimin e çdo qytetari shqiptar, se rrugë tjetër përveçse të bashkohemi kundër kësaj qeverie, nuk ka.
Çdo ditë e tyre në pushtet nuk është ditë e mirë./ CNA.al
Prej më shumë se dy orësh para Kuvendit, është mbyllur...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është zotuar para demokratëve ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka vënë m...
Fondi i Zhvillimit ka shpallur kompaninë “Fusha” si fitues...
Prej rreth dy orësh, qytetarët janë mbledhur para Kuve...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhveshur Enkel...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ripërsëritur thirrjen për p...
54 milionë euro janë vjedhur nga Rama-Veliaj, sipas kreut ...
Ndërpitet seanca parlamentare për 10 minuta. Kjo ndëprerje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nisur fjalimin e tij, para ...
Uebsajtet e disa aeroporteve gjermane kanë dalë jashtë fun...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lënë selinë blu dhe po nise...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, në fjalën e saj g...
Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe...
Deputeti Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në protestë,...
Garda e Republikës nuk po i lejon deputetët e përjashtuar,...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, i pozicionuar pa...
Familjarët e viktimave të 21 Janarit kanë bërë kallëzi...
Policia i ka paraprirë protestës së opozitës që do të mbah...
Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, me tone të ashpra...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...