
Tuneli Tiranë-Elbasan, ose siç njihet ndryshe tuneli i Kërrabës, është një nga investimet më të mëdha të qeverisë Berisha.
10 vite më parë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, asokohe kryeministër njoftonte se tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin kishte përfunduar.
“Të dashur miq! U krye! Një ëndërr shekullore e qytetarëve të Elbasanit u bë e vërtetë. Tuneli i Kërrabës, që lidh Tiranën me Elbasanin, është në rifiniturat e fundit. Një kryevepër! Tuneli më i bukur që kemi ndërtuar, do të më thoshte z.Pantelis kryeinxhinieri i kompanisë greke “Aktor” që e ndërtoi tunelin në një kohë rekord. Për qytetarët e Elbasanit, Korçës, Gramshit, Kolonjës, Pogradecit, Librazhdit, por edhe për Tetovën e Shkupin, distanca shkurtohet pothuaj 1 orë. Tani rradhen e ka Tuneli i Qaf - Murrizit, Arbrit!

Ne mbajmë premtimet tona. Urime! Sb”, shkruante Berisha më 15 shkurt të vitit 2013, pas inspektimit të tunelit të përfunduar, në të cilin po “vihej dora e fundit”.
Por ky investim i madh, u pasua me një skandal sapo në qeverisje erdhi Rilindja. Abuzimi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan kapi shifrën e 80 milionë eurove gjatë kohës që ministria e Infrastrukturës u drejtua nga Edmond Haxhinasto i LSI-së.

LSI i faturoi shqiptarëve miliona euro me papërgjegjshmërinë e Haxhinastos në menaxhimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Është vërtetuar tashmë se projekti i rrugës është ndryshuar disa herë nga kompania greke “Aktor”, duke përfituar kështu miliona euro.
Menaxhimi i dobët i Haxhinastos, si dhe ndryshimi i projektit fillestar u pasua nga shembjet në Ibë, që nuk bënë gjë tjetër veçse shtuan faturën në xhepin e shqiptarëve.

Në përfundim, rruga që nisi me një kosto prej 222 milionë dollarësh i kushtoi shqiptarëve rreth 330 milionë dollarë.
Por çështja e rrugës Tiranë-Elbasan nuk u mbyll këtu. Kompania greke “Aktor” paditi në arbitrazhin ndërkombëtar qeverinë shqiptare për punime shtesë në rrugë, të papaguara prej saj.
Kjo, pasi në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi këtë kompani dhe pajtoi kompaninë “Inerte Ekspress” për 10 milionë euro të përfundimit të saj.
Dhe në fund Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke.
Pra, një investim madhor që u nis në qeverisjen e Berishës, u zgjat për vite të tëra me radhë kur në pushtet erdhi Rilindja dhe ministër u vendos Haxhinasto i LSI-së./ CNA.al

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur rreth ska...
Mediat amerikane vijojnë të hedhin dritë mbi skandalin McG...
Një shkrim i New York Post, ka thelluar më tej skanadalin ...
Policia dhe punonjës të IKMT-së kanë zbarkuar sërish n...
Çmimi i patentave do të dyfishohet për të gjitha lejet e d...
Seanca e sotme parlamentare në Kuvend u shoqerua me debate...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas kër...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend. Pas protest...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar dep...
Ndërpritet për herë të tretë seanca parlamentare. Depu...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarit të ...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, edhe pse i përjashtuar...
Një tjetër emër i është shtuar listës së zezë të të pë...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka vijuar...
Seanca parlamentare po vijon me debate të forta mes mazhor...
Lulzim Basha është hetuar nga PD për fondet ruse dhe së sh...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para selisë b...
Prej më shumë se dy orësh para Kuvendit, është mbyllur...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është zotuar para demokratëve ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka vënë m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...