Koronavirusi i mori jetën infermierit të Traumës/ Manastirliu: Shërbeu me përkushtim e profesionalizëm
Koronavirusi i mori jetën sot infermierit të spitalit të Tra...
Qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor” për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan . Grekët paditën në Arbitrazh qeverinë shqiptare dhe ICC ka vendosur në favor të kompanisë “Aktor”. Por çfarë ndodhi? Si e hoqi qeveria Rama kompaninë në fund të punimeve, dhe pagesën ia dha kompanisë së biznesmenit Edmond Bego, në një vlerë prej 10 milionë euro.
Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë ?Aktor? për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendimin prej 114 faqe të gjyqit, i siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al, Arbitrazhi ka gjetur fajtor qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord Tunelin e Kërrabës, por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjes në Ibë.
Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin. Në vendim, Arbitrazhi thotë se qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë ?Aktor? për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës.
Pretendimi i kompanisë Aktor
Kompania greke Aktor, e cila ndërtoi tunelin e Kërrabës dhe fitoi tenderin për rrugën Tiranë-Elbasan, u përball me një ?telenovelë? shqiptare. Aktor përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI. Aktor pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ. Në momentin kur ?Aktor? kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi ?Aktor? dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, ?Inerte Ekspress?. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe përfundoi punimet. Për rrjedhojë mori edhe pagesën, duke refuzuar të paguante kompaninë me të cilën ishte dakordësuar dhe kishte rënë dakord.
Tanimë, qeveria duhet të pranojë faturën e kripur prej 44 milionë dollarë e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptare. Kjo kosto, bashkëngjitur asaj të rrugës, e kthen autostradën Tiranë-Elbasan në një ?gropë? të madhe për financat e qeverisë shqiptare.
Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.
Tanimë, bashkëngjitur edhe me vlerën e dëmshpërblimit, kostoja rritet, ndërsa gjyqi me ?Aktor? bëhet gjyqi i dytë, pas Becchetit, që ?gjunjëzon? qeverinë shqiptare në raport me kompanitë private dhe me bashkëpunimin me to, që në fund të ditës përkthehet në dëm në xhepat e qytetarëve./Dosja.al
Koronavirusi i mori jetën sot infermierit të spitalit të Tra...
Katër vite më parë më 5 shtaor 2016, ishte dita e shenjtërim...
Kirurgu i njohur i QSUT-së, Arben Beqiri, ka dhënë një mesaz...
Nuk kanë të ndalur largimet e bujshme nga televizioni Top Ch...
Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka, ka përshë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas nënshkrimit të ...
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka përzgjedhur kandidat...
Një prej mediave më të rëndësishme në vend, e ngritur nga i ...
Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. ...
Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka publikuar sot një foto të...
Sezoni i ri televiziv ka ardhur me disa largime të bujshme p...
Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. ...
Nga Shkëlzen BerishaTë dashur miqNjë nga arsyet kryesore të ...
Spitali universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar në lidhje me...
Ish-politikani Ben Blushi, bashkëshortja e tij Eva Blushi dh...
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Hipotekës në qytetin e K...
Vajtja e Ben Blushit në krye të Top Channel, vazhdon të sjel...
Gazetari Taulant Kopliku ka reaguar në lidhje me largimin ng...
Nga Sokol BREGUNë Top Media për herë të parë në 1999 më soll...
Një tjetër goditje e rëndë për Digitalb, kësaj herë vjen nga...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...