web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blendi Gonxhja bëhet qesharak/ Dokumenti që turpëron DPSHTRR-në

2 Shtator 2020, 11:36, Politikë CNA

CNA.al prej disa ditësh ka publikuar detaje në lidhje me një automjet luksoz, me të cilin lëviz ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për një mjet të blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që më pas ky mjet ka ardhur në Shqipëri, ëhstë targuar me targa shqiptare dhe përdoret nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.(Lexo këtu)

Dhe për të konfirmuar të gjithë informacionin që ne kemi dhe të dhënat që ne disponojmë i jemi drejtuar me një shkresë institucioneve shtetërore, për të marrë të dhëna zyrtare.

Me shkresën e mëposhtme, i jemi drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku kërkojmë të dhënat e mjetit zyrtar me targë AA 976 UT

Pasi kemi dërguar këtë shkresë, përgjigja është qesharake, e turpshme dhe një ndyrje që i bëhet institucioneve shtetërore, institucionit që drejtohet nga Blendi Gonxhe, i cili nuk firmos vetë por ia ka kaluar nëndrejtorit firmën.

Dhe ajo që është më qesharake është fakti se thuhet se ?nuk japim të dhëna personale? pa pëlqimin e personit.

Së pari i bëjmë me dije Zotit Nëndrejtor Endri Haxhiu, por edhe Blendi Gonxhes dhe të gjithë atyre që punojnë atje se nuk është një mjet privat. Mjetin që iu kemi kërkuar, bashkë me foton e mëposhtme, po ua tregojmë, është në përdorim të Ministrit të Brendshëm, Zotit Sandër Lleshaj.

Mjeti BMW me targa AA 976 UT është fotografuar prej gati dy muajsh nga ne, edhe në Korçë ditët e fundit me këto targa.

Por, edhe në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Kush qenka personi privat që na paska këto targa dhe targat ia paskeni dhënë një makine që e përdor ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Me makina private lëviz mninistri i Brendshëm? Personale e ka këtë makinën? Ku i gjeti paratë?

Është makina e shtetit. Ajo ose është në pronësi të Ministrisë së Brendshme dhe e përdor ministri, ose mjeti ka një problem tjetër, të cilin ne do ta tregojmë në ditët në vijim. Siç kemi thënë më përpara që ky është blerë për Oficerin e Kontaktit në Gjermani.

Ne nuk kërkojmë të dhëna personale të askujt, ne kërkojmë dosjen e mjetit.

Prandaj, Zoti Endri Haxhiu apo vetë Zoti Gonxhe, bëjnë mirë të mos na gënjejnë por të na kthejnë përgjigje zyrtare.

CNA.al ka vendosur që t?i drejtohet me një shkresë zyrtare Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për t?i kërkuar që të urdhërojë Blendi Gonxhen dhe qesharakët e tij që i vijnë vërdallë që të japin të dhënat e këtij mjeti publik, në rast se ka të dhëna DPSHTRR. Në pronësi të kujt janë ato targa dhe në çfarë mjeti figurojnë?

Është detyrim ligjor, në bazë të nenit 23, pika 1 dhe 2 e Kushtetutës, dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit, që Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor të na japë çdo dokument dhe të na vërë në dijeni. Pasi nuk po kërkojmë asnjë të dhënë personale, por të dhënat e një mjeti që përdoret nga një zyrtar i shtetit. I cili ka të gjitha dyshimet se është me targa false, ose të një institucioni tjetër dhe përdoret nga Ministri i Brendshëm.

Mesa duket qesharakët po përpiqen të fshehin të vërtetën, por në fakt nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po ndyjnë institucionet shtetërore dhe po tregojnë se duan të mbulojnë dhe të fshehin skandalin e Sandër Lleshajt. Por, vështirë se mund të ndodhë fshehja pasi gjurmët e lëna në Ambasadën Shqiptare në Berlin, në Policinë e Shtetit apo Ministria e Jashtme, kalimi në pikën kufitare, por edhe heqja e targave gjermane dhe vendosja e targave shqiptare, janë prova të padiskutueshme, për të cilat dikush do të duhet të japë llogari përpara shqiptarëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga