Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifikuar. Socialistët kanë shpallur fitoren, Berisha nuk i njeh zgjedhjet, thotë masakër elektorale, por shifrat janë ato që na tregojnë të vërtetën e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Krahasuar këto me zgjedhjet e 2017-ës apo 2021-shit.
Le të marrim zgjedhjet e vitit 2021, ato më të afërtat, por edhe ato ku u pa shumë shpresa për ndryshim pas 8 vitesh qeverisjeje të Ramës, të shohim 4 vite më parë për të gjetur ku janë votat e opozitës, ku janë votat e PD-së.
Sipas tabelës zgjedhore të vitit 2021, PD ka rreth 620 mijë vota, PS ka 768 mijë vota.

Kujtojmë se në vitin 2021 nuk votonin emigrantët dhe LSI ishte jashtë koalicionit të PD-së, garoi e vetme.
Nga partitë e vogla në 2021-shin, socialdemokratët kanë rreth 34 mijë vota dhe rreth 8 mijë vota ka Bindja Demokratike, Lëvizja për Ndryshim e Topallit ka 7 mijë vota, Balli Kombëtar ka qenë më vete në atë kohë, rreth 2 mijë vota, Partia e Myslim Murrizit rreth 5 mijë vota, Nisma Thurje 10 mijë vota, në total të vegjlit në atë kohë kishin rreth 60 mijë vota të gjithë bashkë, pa LSI-në.

Një krahasim i zgjedhjeve të vitit 2021 me zgjedhjet e vitit 2025 na tregon se ku kanë shkuar votat e PD-së.
PD ka 530 mijë vota bashkë me votat e emigrantëve në 2025, po të merremi me analizën e votave brenda vendit janë rreth 483 mijë vota.

ÇFARË DO TË THOTË KJO?
Kjo do të thotë se PD-së i mungojnë afërsisht rreth 140 mijë vota, por këtu duhet të ishin edhe rreth 100 mijë vota që ka marrë LSI në vitin 2021, kur doli më vete në ato zgjedhje. Pra, rreth 240 mijë vota në total, e rrumbullakosur.
PD në 2021-shin kishte bashkë me LSI-në kanë rreth 720 mijë vota, janë rreth 40 mijë vota më pak se PS.

Së pari, në 2025 Partisë Demokratike në kuti i mungojnë votat e LSI-së.
LSI duket që ka vetëm rreth 10 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, ku Ilir Meta është rreth 8 mijë vota në Tiranë, asgjë më shumë se kaq.
Pra, LSI është shkrirë, një faktor i humbjes.

E dyta, Partisë Demokratike i mungonin votat e PDIU-së, parti me 20-30 mijë vota që Shpëtim Idrizi e katandisi me 2 mijë vota.
Koalicionit PD-ASHM i mungojnë nga 2021-shi, jo vetëm votat e aleatëve, të cilat nuk janë të reflektuara fare në koalicion, por dhe të shumë partive të tjera në koalicion.

Në vitin 2021 kemi pasur parti të reja që dolën nga Partia Demokratike, ishin Topalli, Bindja e Patozit dhe partia e Murrizit, së bashku morën rreth 20 mijë vota. Tani ishin brenda PD-së, përjashto Bindjen që është shkrirë. Po t’i shtojmë edhe këto vota të munguara PD-së në 2025, përllogaritja shkon mbi 260 mijë vota.

Në 2025 kemi një tjetër fenomen elektoral të PD-së që është "Mundësia" e Agron Shehajt, që me një autobus dhe me të rinj në shumë qarqe i ka bërë gropën PD-së në mandate, por dhe ka futur dy deputetë. Janë rreth 50 mijë vota që ka marrë Agron Shehaj, në vitin 2021 këto vota kanë qenë në kutinë e PD-së, tanimë janë jashtë kësaj kutie, i ka marrë "Mundësia". Janë votat që i mungojnë PD-së.

Shkojmë te një parti tjetër.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim, janë rreth 5500 vota, të cilat kanë qenë në kutinë e PD-së në 2021-shin, por tashmë nuk janë.

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë rreth 20 mijë vota, të cilat janë vota që duhet të ishin në kutinë e PD-së, por nuk janë në atë kuti.

Vetëm këtu kemi të bëjmë me rreth 75 mijë vota që mungojnë, pra që kanë dalë nga kutia e vitit 2021 dhe janë renditur në 3 kuti të tjera.
Gjithashtu, shtojmë edhe rreth 50 mijë vota brenda vendit të koalicionit “Shqipëria Bëhet”, që është qëndrim opozitar. Ka marrë vota djathtas, vota gri, që duhet të ishin në thesin e Partisë Demokratike.

Pra, me një llogari të thjeshtë, rreth 140 mijë votat e munguara të PD-së nga 2021-shi janë të shpërndara, po të shtojmë dhe LSI-në e 2021-shit dhe aktorët e tjerë opozitarë mungojnë jo pak, por rreth 260 mijë vota. Ku shkuan votat e PD-së, janë rreth 50 mijë vota të Agron Shehajt, rreth 50 mijë në koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet", rreth 20 mijë për Lulzim Bashën dhe partitë e tjera. Votat e faktorëve opozitarë elektoralë të shpërndarë në 2025 po t’i mbledhësh bëjnë totalin e votave që PD-së i mungojnë në kuti nga viti 2021. Por gjithmonë mungojnë 100 mijë votat e LSI-së që tashmë është një parti e shkërmoqur.
Po të shtonim këtu edhe votat e LSI-së, që thuajse janë zeruar, Partia Demokratike e Sali Berishës dhe koalicioni ASHM ka thuajse të njëjtin rezultat në 2025-ën me atë të 2021-shit.
Nuk ka ndonjë ngritje, por kanë rrjedhur votat e partive të vogla te faktorët e rinj elektoralë. PS brenda vendit në 2025-ën ka 34 mijë vota më pak se në vitin 2021. Pra, nuk ka një rritje për të thënë që shkuan te PS-ja votat e LSI-së apo të vegjëlve të 2021-shit. Ka ndikuar në rezultat edhe ikja e shqiptarëve jashtë.
Po e lëmë mënjanë votën e diasporës, pasi këtë vetë e kanë kërkuar demokratët, që të votojë diaspora, nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe, por ka dhënë një rezultat shumë më të keq, me një diferencë prej 10% më pak.
Pra, në Shqipëri rreth 35% kanë votuar për PD-në dhe po të mbledhësh edhe aleatët e tjerë rezultati shkon thuajse si në vitin 2021 me një përqindje rreth 40%, ndërkohë emigrantët, vetëm 24% e tyre kanë votuar pro PD-së dhe koalicionit ASHM.
Votat janë në kuti, por nuk janë tek e njëjta, nuk janë te koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por janë të shpërndara tek aleatët dhe po t’i shikosh nëpër qarqe, në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe kudo, Koalicioni ASHM ka humbur dhe ka lënë pa frikë 7, 8 apo 10 mandate thjesht nga partitë e vogla të dala më vete, siç është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet apo Partia Mundësia, PSD dhe parti të tjera, si Lëvizja Bashkë, të cilat kanë marrë dhjetëra e mijëra vota nëpër qarqe, thjesht duke goditur e dëmtuar Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.
Në Vlorë, PS ka marrë 8 mijë vota më pak se në 2021-shin, por e ruajti mandatin e 8, të 9-tin e mori nga diaspora. Por PD ishte e shpartalluar, Mundësia mori mbi 5 mijë vota në Vlorë dhe Lapaj rreth 6300, ja ku janë 11 mijë votat që rrëzojnë mandatin e 9-të të PS-së.
Në vitin 2021 PD ka në Fier rreth 65 mijë vota dhe 12 mijë ka LSI, në 2025 koalicioni i PD-së ka vetëm 40 mijë vota nga brenda vendit. Me një përllogaritje të thjeshtë, i mungojnë 35 mijë vota, gati 45% e totalit të 2021-shit. LSI duket e shkërmoqur në Fier pa asnjë votë, nuk ekzistoi si parti elektorale. PDIU kishte ikur nga qëndrimi i kryetarit Idrizi apo Mesila Dodës që ishin në listat e mbyllura të PD-së, partia e Çamëve ishte bashkuar me PS-në në bazë. Që këtu PD-së dhe koalicionit të saj i kanë rrjedhur mbi 15 mijë vota.
Partitë e reja si Mundësia, Lapaj, etj., kanë marrë një numër të madh votash në Fier. Mundësia pa diasporën ka rreth 4 mijë vota, dhe Lapaj ka marrë 7 mijë vota, janë 11 mijë vota që është një mandat i lënë nga PD. PS ka 97 mijë vota në 2025 dhe rreth 92 mijë në 2021-shin me një rritje prej 5 mijë votash në total, por ka 3 mandate më shumë në 2025-ën.
I njëjti fenomen si në Vlorë dhe Fier është edhe në Elbasan. Këto janë 3 qarqet që dhanë numrin më të madh të mandateve për PS-në. Fieri 12 nga 16, Vlora 9 nga 12 dhe Elbasani 10 nga 14. Socialistët nuk kanë më shumë vota se në 2021, por kanë më shumë mandate pasi partitë e reja kanë dërrmuar PD-në dhe koalicionin e saj.
Pra, përtej asaj që pretendohet se është vjedhje, votat janë të shpërndara në kuti dhe mandatet janë djegur nga partitë e vogla. Ky është një fakt kur sheh dhe votat e socialistëve që nuk kanë ndonjë rritje të habitshme, përkundër diku kanë më pak vota e të njëjtat mandate (gjithmonë pa diasporën).
Arsyeja pse nuk u fitua dhe a duhet të ishin më shumë vota? Pse opozita nuk mori revansh ndaj pushtetit të socialistëve në 12 vite? Cilat ishin strategjitë elektorale të kryeministrit? Kanë shumë përgjigje.
Por përballë kemi fushatën e PD-së, të një liste të mbyllur të kontestuar, të një liste të hapur edhe më të kontestuar, të një lufte të brendshme, të një opozite që nuk ngjall shpresë. Nuk kishte garë, aty ku pati rezultati ishte më dinjitoz.
Votat janë aty në kuti. PD nuk ka marrë më pak vota se në 2021-shin, thjesht dhe vetëm janë të shpërndara dhe partitë e vogla, për shkak të sistemit, e kanë dëmtuar koalicionin ASHM me ndoshta 8 apo 10 mandate, të cilat do të bënin opozitën edhe më të fortë për t’u përballur me mazhorancën në Parlament.
Tashmë PD është katandisur me rreth 50 mandate dhe partitë e vogla që kanë dalë vetë kanë marrë 7 mandate gjithsej, por së bashku me PSD-në janë rreth 200 mijë vota, të cilat i mungojnë opozitës, i mungojnë PD-së dhe këto 200 mijë vota janë përkthyer vetëm në 7 mandate, ndërkohë që në rast se do të ishin brenda kutisë së koalicionit ASHM mund të prodhonin shumë herë më tepër mandate sesa kaq.

Tashmë shifrat flasin, tabelat e rezultateve e tregojnë faktin se Partia Demokratike, përtej një humbjeje për shumë arsye, njëra është e thjeshtë, shumicën e votave i ka aty, por ia kanë marrë partitë e reja që garuan në këto zgjedhje, duke i bërë një shërbim vërtetë madhështor kryeministrit Rama në mandate./CNA
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...