Një kompani londineze po kujdeset për reputacionin e Erion Veliajt
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë të moshës katër dhe nëntë vjeç. Ajo thotë, se u ndanë pasi ish-bashkëshorti nuk e lejonte, që të praktikonte fenë islame dhe u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët.
Një muaj më vonë, ai merr fëmijët për t’i takuar dhe nuk i kthen më. Zonja bëri kërkesë për zgjidhjen e divorcit në Durrës dhe ish-bashkëshorti e kishte hapur në Tiranë, ku qytetarja bën kërkesa për marrjen e masës së përkohshme, por nuk i aprovohet nga gjyqtarja.
Gjithashtu të dyja palët, pajisen me urdhër-mbrojtjeje, por nuk bëhet asnjë raport psikologjik dhe gjykata vendos, që nëna do t’i takojë fëmijët vetëm ditën e premte. Zonja kërkon, që të rrijë më shumë me ta, pasi prej kohësh i takon shumë pak.
“Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.
Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.
Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.
Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.
Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.
Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.
Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.
Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?
Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?
Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?
Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.
Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?
Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.
Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.
Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?
Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.
Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.
Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?
Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.
Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.
Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.
“Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë. Graciela Mana psikologe, shprehet se interesi më i lartë është ai i fëmijëve dhe duhet me patjetër që institucionet të marrin masa dhe të hartojnë raporte psikologjike e më pas të vendoset në të mirë të tyre.
“U njoha me rastin dhe nuk është normale që ne të shkelim interesin më të lartë, që është ai i fëmijës, i cili sipas ligjit prevalohet i pari. Në mënyrë që ata të traumatizohen sa më pak nga i gjithë ky proces, në dukje i koklavitur. Një gjë tjetër që mua më bëri përshtypje është fakti, që nuk është bërë një vlerësim psikologjik. Është dhënë një urdhër mbrojtje, por nuk janë marrë fare parasysh gjendjet e secilit prej fëmijëve, interesat e tyre dhe çfarë ata kanë më shumë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përmbushjen e nevojave bazike, por për përmbushjen e nevojave emocionale dhe për reduktimin e sa më shumë të jetë e mundur e përjetimeve traumatike, të cilat shënojnë jetën e këtyre fëmijëve dhe jo vetëm, në të ardhmen. Ajo që unë mendoj se ka ndikim këtu është mënyra e të ndikuarit e njërit nga prindërit për prindin tjetër, nëpërmjet opinioneve apo gjykimeve të veta që janë gjykime personale. Secili prej nesh është i lirë që të bëjë zgjedhjet e veta në jetë, qoftë për përkatësinë, besimin fetar, por ajo që unë shikoj problematike është mënyra se si ne i qasemi fëmijëve”, tha psikologia Graciela Mana.
Avokatja, Orgesa Serani shpjegon, se duhet të merret masa e përkohshme dhe fëmijët të qëndrojnë me nënën, pasi janë shumë të vegjël.
“Në këtë rast kemi të bëjmë me një diskriminim që ka filluar nga ana e bashkëshortit ndaj zonjës, më pas ka filluar edhe nga institucionet e tjera dhe së fundmi edhe nga gjykata. Në rastin konkret nuk kemi një nënë e cila ka krijuar pakujdesi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, por kemi një nënë e cila po diskriminohet vetëm për shkak të bindjes fetare të saj. Në rastin konkret, gjykata në të gjitha proceset gjyqësore që zhvillohen që kanë për bazë interesin më të lartë të fëmijës, është e detyruar që të caktojë një psikolog. Nuk mundet gjykata që të shprehet pacaktuar një psikolog, qoftë edhe për masën e përkohshme. Në këtë rast gjykata jo vetëm që ka diskriminuar zonjën, por ka diskriminuar babain e fëmijëve duke qenë se ka vendosur pa vendimin e një eksperti që fëmijët të qëndrojnë me të. Aktualisht duke qenë se nuk kemi një vendim gjykatë që përcakton takimet e nënës me fëmijët, nëna është e lirë që të takojë fëmijët sa herë të dëshirojë dhe të bëjë një kompromis me babain e fëmijëve, për kujdestarinë e fëmijëve. Ne rastin se babai nuk pranon një kompromis, jemi në fazën ku nëna duhet që të drejtohet përsëri tek gjykata. Në rastin konkret nëse nëna e fëmijëve mendon se gjykata gjatë kësaj kohe ka mbajtur një qëndrim të njëanshëm duke favorizuar ish-bashkëshortin e saj, mund të bëjë edhe një kërkesë për përjashtimin e trupës gjykuese. Të vendoset një tjetër trupë gjykuese, që i garanton një proces të rregullt ligjor, të vendosë një masë të përkohshme, të caktojë një psikolog, dhe të mbajë një qëndrim”, sqaroi avokatja./tvklan.al
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrativ...
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shu...
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më sh...
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një tjetër “qiell-gërvishtëse” me 19 kate është projektuar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish në një skand...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka ngritur alarmin se si p...
Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zon...
Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv K...
Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se ë...
Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emi...
Fatkeqësisht dhe Policia e Shtetit mund të bëjë një gj...
Të tjera skandale kanë nxjerrë zbuluar drejtorin e Përgjit...
Të tjera fakte skandaloze përmban letra e efektivëve të Ga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...