Koçiut i plas ‘bomba’ në tregun e ilaçeve/ Zbulohet skema gjigande e rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmace...

Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshimtë të Anisa Hoxhës si drejtoreshë në Ministrinë e Financave.
Denoncimi është bërë në median “Troç” nga një punonjës i Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.
Sipas denoncuesit, znj. Hoxha është emëruar më 1 prill 2025, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 122, datë 26.02.2025, i cili ndalon emërimet dhe rekrutimet në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore 3 mars – 1 maj 2025. Në pikën 14 të këtij vendimi thuhet se “institucionet dhe shoqëritë aksionare publike, pjesë e administratës shtetërore, pezullojnë procedurat e rekrutimit dhe emërimit të punonjësve për periudhën zgjedhore”.
Denoncimi ngre gjithashtu shqetësime për mungesën e përvojës së znj. Hoxha, duke theksuar se ajo nuk plotëson kriteret profesionale për një pozicion të tillë drejtues, ndërsa theksohet se mungesa e eksperiencës ka ndikuar negativisht në performancën e drejtorisë juridike, duke shkaktuar vendimmarrje të papërshtatshme dhe demotivim të stafit.
Një tjetër element i rëndë në këtë rast është fakti se pozicioni nuk është shpallur si vend vakant në asnjë kanal zyrtar, duke shkelur parimet e transparencës dhe meritokracisë dhe duke përjashtuar kandidatë të tjerë potencialë nga procesi i konkurrimit.
Denoncimi:
Përshëndetje,
Jam një punonjës pranë institucionit AMGKP (Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera ), dua të sjell në vëmendjen tuaj një shqetësim lidhur me emërimin e znj. Anisa Hoxha në pozicionin e Drejtoreshës së Drejtorisë Juridike në AMGKP (Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera ).
Bazuar në informacionet që disponoj, ajo nuk përmbush kriteret minimale të përvojës profesionale dhe përgatitjes për të drejtuar një institucion të tillë. Mungesa e eksperiencës ka reflektuar në menaxhim të dobët, vendimmarrje të papërshtatshme dhe demotivim të stafit. Përveçse emërimi në fjalë është kryer në kundërshtim me dispozitat e VKM-së në fuqi që ndalon emërimet në administratën publike gjatë periudhës zgjedhore.
Për më tepër, procedura e ndjekur është në shkelje të parimeve të transparencës dhe meritokracisë, pasi pozicioni nuk është shpallur si vend vakant në asnjë kanal zyrtar, duke cenuar kështu të drejtën e barabartë të pjesëmarrjes në konkurrim. Ky emërim është bërë në kohë fushate elektorale që bie në kundërshtim me VKM Nr.122 datë 26.02.2025 pika 14 e citon shprehimisht “Institucionet dhe shoqërite aksionare publike, pjesë e administratës shtetërore që punësojnë punonjës, marrëdhënia e punësimit të të cilëve rregullohet sipas dispozitave të Kodit të Punës apo legjislacioni tjetër specifik, të ndryshëm nga ai i shërbimit civil, pezullojnë procedurat e rekrutimit dhe të emërimit të nëpunësve/punonjësve për periudhën 3 mars 2025 – 1 maj 2025.”
Emërimi i znj.Hoxha është bërë 1 prill 2025. Ju kërkoj të verifikoni këtë situatë shumë shqetësuese. Faleminderit për mirëkuptimin dhe shpresoj që t'i jepni zë këtij rasti./ CNA
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmace...
Kryeministri Edi Rama, dje në një fjalim të mbajtur pë...
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga...
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...