web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i "Plug"/ Si Carlo Bollinos iu falën nga qeveria ndërtesa qindra mijëra euro

24 Dhjetor 2025, 22:48, Denoncim CNA

Denoncimi i "Plug"/ Si Carlo Bollinos iu falën nga qeveria

Emisioni “Plug” nga gazetari Flavio Qarri në Syri Tv publikoi se  shembja e ndërtesave dhe leja e ndërtimit janë një aferë më vete. Pasi mori në zotërim të gjithë pronën së bashku me godinat, Carlo Bollino me vendim të qeverisë shemb objektet ekzistuese, ndonëse kushtonin qindra mijëra euro, dhe ndërton objektin e ri pa i paguar asnjë lek dëmshpërblim shtetit.

Emisioni “Plug” zbuloi, se godinat u shembën nën pretendimin e dëmtimit nga tërmeti, ndërsa në të vërtet Carlo Bollino kishte aplikuar për leje ndërtimi te qeveria shumë më parë se të binte tërmeti.

Pas ndryshimit të kontratës më 19 shkurt, qeveria i hap rrugë kantierit për godinën e re të Carlo Bollinos. Në datën 6 maj të vitit 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, vendoset shembja e 3 objekteve me mertimet “Objekti nr.1” 2 kat, “Objekti nr.2” 1 kat, “Objekti nr.3” 1 kat, me siperfaqe totale ndertimore 2497.06 m2.

Denoncimi i "Plug"/ Si Carlo Bollinos iu falën nga qeveria

Për të gjitha këto veprime, kryeministri Edi Rama u shpreh më parë se janë kryer në zbatim të ligjit, duke mohuar të ketë kryer shkelje. I pyetur se pse u dha leja e ndërtimit për një godinë të re, ndërkohë që objekti i kontratës ishte rikonstruksioni i godinave ekzistuese, kreu i qeverisë nuk dha përgjigje.

Në datën 14 dhjetor të vitit 2019, kur Shqipëria ishte në gjendje të jashtëzakonshme dhe ende nuk kishte përfunduar procesi i kërkim shpëtimit nga rrënojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, shoqëria MTSC e Carlo Bollinos I dërgon një shkresë Ministrisë së Financave ku I kërkon autorizimin për të prishur godinat, me pretendimin se tashmë janë shumë të dëmtuara nga tërmetet e shatorit dhe nëntorit. Bashkëlidhur kërkesës, Carlo Bollino vendos edhe një akt inspektim paraprak të institutit të ndërtimit, që mbante datën 13 dhjetor 2019.

Deri këtu, duket se gjithçka ka qenë në rregull, pra Carlo Bollino kërkon shembjen e godinave me një preteks të arsyeshëm. Mirëpo, ajo që nxjerr zbuluar këtë kërkesë, është pikërisht aplikimi për leje ndërtimi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, disa ditë përprara se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një shkresë që Agjencia e Zhvillimit të Territorit i dërgon Ministrisë së Financave në datën 29 maj 2020, nxjerr një të dhënë shumë të rëndësishme, e cila tregon pikërisht datën se kur Carlo Bollino aplikoi për leje ndërtimi në qeveri. AZHT i thotë Ministrisë së Financave, se shoqëria MTSC ka protokolluar në datën 11 nëntor 2019, pranë kësaj agjencie, kërkesën për nisjen e procedurave për lëshimin e lejes së ndërtimit për obejktin “Godinë multi-screen e televizioni Report Tv” si dhe ambientet ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit.

Denoncimi i "Plug"/ Si Carlo Bollinos iu falën nga qeveria

Nga sa qartësohet, rezulton se aplikimi apo propozimi për Leje Ndërtimi, pranë KKT-së, nga subjekti apo Ministria e Financave, është bërë ne datën 11.11.2019. Nëse ky aplikim apo propozim do të ishte në përputhje me të drejtat që qiramarrësi kishte sipas kontratëssë qirasë, atëherë do të duhej që në Lejen e Ndërtimit, të kishim të miratuar rikontruksionin e 3 godinave, dhe jo “Ndërtimin e një objekti të ri”.

Denoncimi i "Plug"/ Si Carlo Bollinos iu falën nga qeveria
Leja e ndërtimit

Në datën 13 janar të vitit 2020, me vendim të këshillit të Ministrave, miratohet leja e ndërtimit. Sipas të dhënave zyrtare, të lejes së miratuar nga Këshilli Kombëtar I TErritorit me firmë të kryeministrit Edi Rama, sipërfaqja e përgjithshme e truallit ishte 4021.5 metra katrorë, pra aq sa ishte lidhur në kontratën e qerasë të muajit tetor të vitit 2019. Nga kjo, sipërfaqe e zënë nga struktura, gjurma, ishte 1180.9 metra katror, ndërsa, sipërfaqe ndërtimore, ishte parashikuar 3048.9 metra katrorë.

Carlo Bollino, publikisht deri në 13 janar kishte kryer dy veprime, pra, kishte lidhur kontratën për marrjen në përdorim të ish-repartit të orëve në ish uzinën mekanike dhe kishte siguruar lejen e ndërtimit me firmën e kryeministrit Edi Rama. Leja nuk u zbardh pas datës 13 janar 2020, pasi në fakt, Carlo Bollino nuk kishte marrë në zotërim të gjithë pronën.

Që leja e ndërtimit të zbardhej, Carlo Bollinos I duhej fillimisht të siguronte së pari edhe sipërfaqen tjetër ndërtimore, pasi në kontratën e muajit tetor 2019, Bollino mori në përdorim vetëm katin e parë të godinës kryesore të ish-repartit të orëve. Për këtë arsye, pasi mori lejen e ndërtimit, në datën 10 shkurt 2020, shoqëria MTSC I drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një shkresë të re, ku kërkon pa konkurim një shtesë sipërfaqe prej 872.6 metrash katrorë.

Kompania MTSC sh.p.k, në momentin e marrjes së Lejes së Ndërtimit në datë 13.1.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike, dhe jo rikontruksionin e tre godinave të ndryshme ekzsistuese shtetërore, sic parashikohej në kontraten e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje, mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që Leja e Ndërtimit ishte dhënë 30-ditë më parë në datë 13.1.2020.

Sic rezulton nga përmbajtja e kontratës së qirasë, ku duhet theksuar se  qëllimi i kësaj kontrate ështe Rikontruksioni i tre godinave shtetërore, dhe rikthimi i tyre tek pala shtet, kur afati i qiradhënies të përfundonte, dhe rikthimi te pala shtet, do të ishte me përftimin kthimin e një godine me parametra, cilësore dhe bashkëkohore. Por ndërkohë që ky qëllim jepet në dispozitat hyrëse dhe specifike të kontratës (neni 2 të draft të kontratës), qëllimi real i saj, jepet në nenin 10 të saj, ku parashikohet në një dispozitë të fundit, pra tranzitore/kalimtare se: “Kontratae qirasë do të ishte e vlefshme deri në çastin, që prona publike e dhëne me qira privatizohet sipas akteve ligjore në fuqi”.

Të gjitha aktet për Carlo Bollinon kryer nga ministria e financave drejtuar nga Anila Denaj, janë ndërmarrë në një kohë kur administrata publike punonte nga shtëpia, për shkak të pandemisë covid19. E ndërkohë veprohej në kohë rekord për të miratuar vendime në shërbim të kësaj paligjshmërie duke i shkaktuar dëm financiar shtetit në vlerën 34.958.426 lekë.

Fill pasi u miratua me firmë të kryeminisrit Edi Rama shembja e godinave të ish repartit të orëve, ndonëse kontrata parashikonte rikonstruksion të tyre, për të mbuluar paligjshmërinë e deritanishme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, i kërkon Ministrisë së Financave të amendojë kontratën me Carlo Bollinon, në mënyrë që ajo të ishte në përputhje me lejen e ndërtimit.

Në emisionin “Plug” u tha se pjesë e dokumentacionit që disponojnë lidhur me aplikimin e sipërcituar, është Kontrata e qirasë Nr.2604.Rep, 727 Kol, datë 14.10.2019. Ndërkohë, me Vendimin Nr.368, datë 06.05.2020... Këshilli i Ministrave ka vendosur shembjen e objekteve ... Duke qënë se në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë “MTSC” sh.p.k parashikohet dhënia me qira e pronës shtetërore “Ish ndërmarrja metalike Tirana (Reparti i Orëve)”, “Për rikonstrksion total të sipërfaqes ndërtimore ”, si dhe bazuar në Vendimin Nr.368, datë 06.05.2020, lutemi që në cilësine e autoritetit kompetent për administrimin e pronës shtetërore, duhet të bëni amendimin e objektit të kontratës së qirasë në përputhje me aplikimin për leje ndërtimi”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AZHT dhe subjekti “MTSC” kanë bashkëpunuar MIDIS TYRE, për te reklamuar fakte e rrethana të pavëreteta, me qëllim falsifikimin e dokumentacionit, për të justifikuar jo vetëm plotësimin e dosjes për tu pajisur me leje ndërtimi, por për të arritur qëllimin kryesor, përftimin prej Carlo Bollinos, të pasurisë shtetërore truall.

Kjo evidentohet lehtësisht edhe në krahasim të fakteve, ku zonja Denaj, pasi dha një përgjigje negative për AZHT, çuditërisht u vu në lëvizje vetëm me një kërkësë të subjektit“MTSC”, i cili në datën 11.07.2020 i kërkon MFE-së të saktësojë Nenin 2 dhe Nenin 5, pika 5.7 të kontratës, shprehimisht:

“Pas urdhrit të shembjes së tre objekteve ekzistuese, gjë që ishte e paparashikuar në momentin e nënshkrimit të kontratës, ne kërkojmë që të saktësohet neni 2 dhe neni 5.7 i kontratës nr. 2604 Rep., nr. 727 Kol., duke shtuar në rreshtin e dytë, pas fjalës ‘rikonstruksionin’, fjalën ‘minimalisht të totalit’ (duke hequr fjalën ‘total’).”

Në datën 17.07.2020, vetëm gjashtë ditë më pas, zonja Anila Denaj dërgon propozimin e saj për projektvendimin për marrje mendimi prej Ministrisë së Drejtësisë. Në datën 21.07.2020, Anila Denaj e dërgon për shqyrtim dhe miratim këtë projektvendim në Këshillin e Ministrave. Në projektvendim kërkohet amendimi i kontratës në nenin 2 dhe nenin 5, pika 5.7, ku në rreshtin e dytë, pas fjalës “rikonstruksion”, shtohet “minimalisht të totalit” dhe hiqet fjala “total”.

Vetëm një ditë më pas, Këshilli i Ministrave miraton VKM nr. 589, datë 22.07.2020, dokument publik i botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 139, datë 29.07.2020.

Në datën 24.07.2020, palët firmosin aktin noterial nr. 1145 Rep., nr. 420 Kol., amendimin e kontratës:

“Neni 1

Në nenin 2 ‘Qëllimi i përdorimit’ dhe në fjalinë e parë të pikës 5.7 të nenit 5 ‘Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit’, fjalët ‘rikonstruksionin total’ zëvendësohen me ‘rikonstruksionin minimalisht të totalit’.”

Por edhe ky akt nuk ishte i mjaftueshëm për të mbuluar paligjshmëritë e bëra më parë dhe nuk mund të zbardhej leja e miratuar në janar 2020. Në datën 04.08.2020, palët firmosin një amendim tjetër kontrate, nr. 1205 Rep., nr. 438 Kol., në kundërshtim flagrant me VKM nr. 589, datë 22.07.2020, ku citohet:

“Neni 1

Objekti i kësaj kontrate është dhënia me qira e pasurisë shtetërore Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana (Reparti i Orëve), me sipërfaqe të përgjithshme të pronës 4021.5 m² dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimore 3048.9 m²...

Neni 2

Fjalët ‘rikonstruksion total’ zëvendësohen me ‘rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese’.”

Denoncimi i "Plug"/ Si Carlo Bollinos iu falën nga qeveria

Konstatohet qartë se në këtë aneks-kontratë janë falsifikuar jo vetëm pikat objekt ndryshimi të VKM nr. 589, por janë ndryshuar edhe të dhënat e pronës, duke vendosur sipërfaqe ndërtimore 3048.9 m² dhe jo 2497.04 m², siç ishte miratuar me VKM nr. 157, datë 19.02.2020.

Pra, provohet qartësisht se Leja e Ndërtimit e KKT-së, datë 13.01.2020, ka diktuar ndryshimin e kontratës së qirasë, dhe jo e kundërta. Leja e ndërtimit është miratuar vetëm pasi kontrata e qirasë është falsifikuar në datën 04.08.2020.

 





Lajmet e fundit nga