Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...

Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sallën e shfaqjeve “Lasgush Poradeci” në Pogradec, ku u ngjit në skenë monodrama “And’rra e Nan’ Terezës -Njerëzorja Hyjnore”, një homazh artistik për figurën e madhe të Nënë Terezës.
Interpretimi i aktores Justina Aliaj dhe regjia e Gëzim Kames sollën për publikun një rrëfim të ndjerë mbi humanizmin, dashurinë dhe përkushtimin që simbolizon kjo figurë e jashtëzakonshme.
"Monodramat janë shumë të vështira sepse ke të bësh vetëm me një aktor me një tekst që në një shfaqje tjetër mund të ishin 20 aktorë. Kjo është eksperienca ime e dytë pas apologjisë së Sokratit me Mirush Kabashin dhe e dyta si shfaqje me Justina Aliajn. Kam të bëj me aktorë shumë të mëdhenj. Jo çdo aktor mund ta përballojë monodramën, aq më tepër këto lloj monodramash që janë filozofike. Ndiej një kënaqësi të madhe që Justina me pasionin e saj të jashtëzakonshëm arriti në kohë të shkurtër të ndërtojë një monodramë dhe të përfaqësojë një nga figurat më të mëdha botërore si Nënë Tereza. Nënë Tereza të luhet me një aktore dhe të përfaqësojë atë filozofi të madhe që ka ajo ndihet një respekt i madh i spektatorit për këtë figurë, kjo është ajo që ndiej unë të paktën gjatë shfaqjes", tha regjisori Gëzim Kame.
Përmes interpretimit dhe muzikës, shfaqja solli në skenë jo vetëm jetën e Nënë Terezës, por edhe filozofinë e saj të thellë për dashurinë ndaj njerëzve dhe shërbimin ndaj më të dobëtëve. Monodrama është një nga format më sfiduese të teatrit, pasi e gjithë pesha e rrëfimit mbështetet vetëm mbi një aktor.
"Është jashtë mase e vështirë, e them gjithmonë, është përgjegjësi e madhe. Sepse në monodramë je vetëm, nuk ke asnjë lloj ndihme, vetëm personazhe imagjinare, të cilat mundohesh t'i jetësosh. Në të njëjtën kohë është roli më i madh dhe më i nderuar për mua. Çdo njeri e gjen veten ndoshta jo në të tria amanetet e Nënë Terezës, por te njëri prej tyre sigurisht që po.
Më thahet goja, nuk e jap veten, mundohem të ligjëroj sikur nuk kam asgjë, por jam në një tension të jashtëzakonshëm që nga fillimi deri në fund", tha aktorja Justina Aliaj.
Shfaqja u mirëprit nga publiku pogradecar dhe ambasadori i Indisë në Tiranë, duke sjellë një mbrëmje reflektimi dhe emocionesh. Një homazh artistik që rikujton se figura e Nënë Terezës mbetet një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve dhe një simbol i përjetshëm i humanizmit në mbarë botën./ CNA
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...