Një familje shpenzon 89% të të ardhurave/ Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie edhe këtë javë, duke prekur një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 94.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Që nga fillimi i vitit, euro është zhvlerësuar me 2.6%, ndërsa me bazë vjetore rënia e kursit ka arritur në 3.8%.
Burime nga tregu shprehen se në këtë periudhë oferta e valutës paraqitet shumë e lartë, sidomos për shkak të sezonit turistik. Në veçanti gjatë fundjavave, flukset valutore shtohen shumë, nga rritja e këmbimeve të kryera prej vizitorëve nga vendet fqinje, sidomos nga Kosova.
Në këtë fazë, duket se edhe efekti i ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë po bëhet më i zbehtë. Burime nga tregu shprehen se Banka Qendrore po vazhdon të blejë periodikisht valutë në tregu valutor, edhe për t’iu përgjigjur nevojave të tregut për likuiditet në monedhën vendase.
Që prej vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në përmasa të konsiderueshme në tregun valutor, duke blerë më shumë se dy miliardë euro. Kjo e ka ngadalësuar tendencën rënëse të kursit të monedhës europiane, por pa arritur ta frenojë plotësisht atë.
Vetë Banka e Shqipërisë tashmë ndodhet përballë dilemave të lidhura me rritjen e çmimeve. Fakti që inflacioni ka arritur objektivin prej 3% vështirë se e bën më të justifikueshme blerjen e valutës me qëllim kontrollin e stabilitetit të çmimeve.
Në këtë fazë, pritshmëritë janë që politika monetare të lëvizë në kahun shtrëngues, ndërsa injektimi i parasë në ekonomi, nëpërmjet blerjes së valutës, është një politikë me natyrë stimuluese monetare.
Pjesërisht, forcimi i Lekut po nxitet edhe nga natyra tejet shtrënguese e politikës fiskale, që ka ulur ndjeshëm ofertën e valutës vendase në treg.
Në fund të muajit maj, suficiti buxhetor kishte vlerën e 53.7 miliardë lekëve ose afërsisht 565 milionë eurove. Suficiti është rritur me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke theksuar tashmë një prirje disavjeçare për të akumuluar suficite në pjesën më të madhe të vitit kalendarik.
Megjithëse aktorët e tregut besojnë se në këtë periudhë rënia e Euros i detyrohet kryesisht faktorëve sezonalë të lidhur me turizmin, në afat më të gjatë vlerësohet se cikli i sektorit të pasurive të paluajtshme mund ta ketë ndikuar në një masë të madhe rënien e kursit.
Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2025 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.63 miliardë euro. Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 17 herë.
Perceptimi i aktorëve të tregut është se sektori i ndërtimit tërheq sasi të mëdha të valutës me prejardhje nga aktivitete kriminale ose informale. Gjatë muajt qershor, Prokuroria e Posaçme njoftoi zbulimin dy skemave të pastrimit të parave në vlera të mëdha në sektorin e ndërtimit./ Monitor
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti a...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë...
Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministri...
Teksa të ardhurat buxhetore po arkëtohen me ritme të lakmu...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Prodhimi neto i energjisë elektrike në vend arriti në 4.4 ...
Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë ...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aks...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çm...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha sot se bisedim...
Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, d...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti a...