Grupe serbe dhe greke të infiltruara në protestë?/ Rama: Edhe flamingot do habiten
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...

Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:
“Kur dolën nga burgu, Marsel Skendo (milioneri i parë), Fatos Nano (politikani) dhe Nehat Kulla (i forti), e ruajtën miqësinë, por secili shkoi në punën e vet. Nuk u bënë kurrë ortakë. Prandaj edhe vdiqën secili në krevatin e vet. Sot gjërat kanë ndryshuar, zotëri. Janë bërë të gjithë ortakë…”
Ndonëse në këtë përshkrim ka një lloj romantizimi të së shkuarës, mesazhi godet saktësisht në nervin e realitetit tonë.
Dikur kufijtë ishin më të qartë: politikani merrej me politikë, biznesmeni me biznes dhe i forti me punët e veta. Mund të takoheshin, të ndihmonin apo të sajdisnin njëri-tjetrin, por rrallëherë shkriheshin në një qenie të vetme.
Sot, këta kufij janë fshirë.
Biznesmeni kërkon të bëhet ligjvënës, politikani synon të bëhet biznesmen, ndërsa eksponenti i botës së krimit nuk mjaftohet më me hije. Ai kërkon t’i ketë të dyja rolet njëkohësisht. Në këtë amalgamë nuk ka më vijë ndarëse mes atij që shkruan ligjin, atij që grumbullon paratë dhe atij që duhet të garantojë rregullat.
Kur të gjithë bëhen ortakë, askush nuk mbetet arbitër.
Prandaj zemërimi që po shohim sot në Shqipëri është më i thellë se një protestë kundër një projekti, një qeverie apo një elite të caktuar. Ai buron nga ndjesia mbytëse se tavolina është bërë tepër e vogël dhe karriget rreth saj janë zënë prej kohësh nga të njëjtët njerëz.
Në një nga komentet më domethënëse për protestat e javëve të fundit, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vërejti se protestuesit “nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre”.
Sipas tij, ata janë qytetarë të revoltuar nga "trajtimi i atdheut si plaçkë, të vetëdijshëm për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar".
Kjo ndoshta shpjegon më mirë se çdo sondazh apo analizë arsyen pse protesta po reziston: ajo ushqehet nga bindja se problemi nuk qëndron te një vendim i vetëm, por te mënyra se si janë ngjizur marrëdhëniet e pushtetit, parasë dhe krimit në vend.
Nëse dje shqetësimi ishte se politika kontrollonte ekonominë, sot alarmi është më i madh: politika, biznesi, media dhe krimi perceptohen nga shumë qytetarë si pjesë të të njëjtit ekosistem
Po nesër?
Nëse kjo përzierje vazhdon, e nesërmja do të prodhojë më pak konkurrencë, më pak meritë dhe më pak besim. Kushdo pranon të humbasë në një garë të ndershme, por askush nuk pranon të futet në lojë kur fituesi dihet para se të fryhet bilbili.
Por ekziston edhe një rrugë tjetër.
Presioni publik, drejtësia dhe një brez qytetarësh që po zgjohet mund t’i rivendosin kufijtë e fshirë. Jo për t’i kthyer gjërat te e shkuara, por për të ndërtuar një kod të ri bashkëjetese: ku biznesmeni fiton në treg përmes aftësisë, politikani në zgjedhje përmes votës dhe askush nuk fiton më përmes frikës.
Giulio Andreotti thoshte se eksperienca është thjesht shuma e herëve që të kanë mashtruar në jetë.
Nëse ky përkufizim qëndron, atëherë Shqipëria e vitit 2026 është një vend me eksperiencë të jashtëzakonshme.
Pyetja që shtrohet sot është nëse kjo eksperiencë do të na shërbejë për të ndryshuar të ardhmen, apo do të mbetet thjesht një tjetër histori për t’u treguar nëpër tryeza, ndërsa Republika e Ortakëve vazhdon punën...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Kur paratë publike zhduken në tenderë të fryrë, kur një ve...
Po lexoja disa komunikime në rrjet, lidhur me një postim k...
Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rekto...
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Kur një skandal shpërthen në Tiranë, zhurma është e madhe,...
“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” është ...
Ka një arsye pse shoqëritë e shëndetshme e quajnë çmenduri...
Në Berlin, dikur simbol i një Gjermanie dhe Evrope të ndarë,...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shpëtohen tre shtetas në Velipojë, pasi mjeti i tyre lundr...
Policia e Tiranës ka njoftur pasditen e kësaj të diele se ...
Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues...
Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fsh...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Një anëtar i ekipit të Iranit që negocion me SHBA-në, i th...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi publikisht Boei...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha sot se presi...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti a...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...