web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndjekja policore përfundoi në aksident/ Detaje nga ngjarja në Durrës, identifikohet i kërkuari

22 Qershor 2026, 15:13, Kronika CNA

Ndjekja policore përfundoi në aksident/ Detaje nga ngjarja në

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesditë në lagjen nr. 14, Durrës, ku ndjekja e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të një shtetasi përfundoi në aksident të shumëfishtë automobilistik.

Burime policore bëjnë me dije se gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Xh. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për beprën penale “Mashtrimi”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./CNA





Lajmet e fundit nga