web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar me 4 vjet burg nga GJKKO/ Vihet në pranga i shumëkërkuari, anëtar i grupit kriminal në Elbasan

21 Qershor 2026, 10:51, Kronika CNA

I dënuar me 4 vjet burg nga GJKKO/ Vihet në pranga i

Një person i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arestuar në policia në Sarandë. Në pranga është vënë shtetasi E. K. (Ç.), 34 vjeç, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve policore, në momentin e ndërhyrjes, 34-vjeçari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi GJKKO e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje".

Bëhet me dije se 34-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.

Policia e Shtetit:

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Fast" për kapjen e një personi të shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në vijim të punës intensive hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fast", u bë i mundur lokalizimi në qendër të Ksamilit, në një automjet tip "Audi", kapja dhe arrestimi i shtetasit E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në qytetin e Elbasanit.

Në momentin e ndërhyrjes, ky shtetas ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", ndërsa atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga