web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen 798 steka cigare kontrabandë në Portin e Durrësit/ Një person në pranga dhe një i proceduar

21 Qershor 2026, 11:13, Kronika CNA

Dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra steka cigare janë ndaluar në portin e Durrësit.

Sipas informacioneve policore, në pranga është vënë një shtetas që tentoi të fuste 548 steka cigare kontrabandë nëpërmjet Portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike AK-47.

Ndërkohë bëhet me dije se është proceduar penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, i cili kishte fshehur në ambientet e hotelerisë së tragetit edhe 250 steka cigare.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar gjithsej 798 steka cigare, një armë zjarri, një automjet dhe dy celularë.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Trageti”.

Goditen dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra steka cigare.

Vihet në pranga një shtetas që tentoi të fuste 548 steka cigare kontrabandë nëpërmjet Portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike AK-47.

Procedohet penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, i cili kishte fshehur në ambientet e hotelerisë së tragetit edhe 250 steka cigare.

Sekuestrohen gjithsej 798 steka cigare, një armë zjarri, një automjet dhe dy celularë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritetet doganore, finalizoi operacionin policor të koduar “Trageti”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në një automjet mund të kishte qindra steka cigare me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, shërbimet e Policisë kaluan për kontroll në vijën e dytë një automjet me drejtues shtetasin E. B.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 548 steka me paketa cigare pa pullë fiskale, të padeklaruara pranë autoriteteve doganore dhe policore, si dhe pa dokumentacion shoqërues.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e DVP Durrës u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit E. B., ku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike AK-47.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, kontrolli vijoi edhe në brendësi të tragetit, ku në ambientet e hotelerisë së një trageti  u gjetën të fshehura 250 steka me paketa cigare, me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga