Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave karakteristikë dhe traditave të ruajtura ndër vite, Pusteci ka hapur zyrtarisht sezonin turistik. Zona që prej vitesh po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj, këtë vit synon të presë më shumë vizitorë, duke u mbështetur tek bukuritë natyrore, mikpritja e banorëve dhe trashëgimia kulturore.
Hapja e sezonit turistik u shoqërua me promovimin e produkteve lokale, gatimeve tradicionale dhe vlerave që kjo zonë ofron për vizitorët. Nga shëtitjet në natyrë, eksplorimi i fshatrave të Prespës, vizitat në monumentet e kulturës, deri tek shijet autentike të kuzhinës lokale, Pusteci po kërkon të pozicionohet gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve turistike.
Një nga pikat më të forta të zonës mbetet gastronomia. Produktet e liqenit dhe recetat tradicionale janë kthyer në një arsye më shumë për turistët që zgjedhin të ndalen në Pustec.
“Zona e Pustecit ka shumë lloje gatimesh. Në tërë fshatrat kanë gatime të veçanta. Ne si restorant kemi tavën e peshkut në mënyrë tjetër, peshkun turshi, krapin, peshkun e thatë cirona, cironat e freskëta, tre lloje peshqish. Në zonën tonë ne gatuajmë ndryshe nga të tjerët. Peshkun turshi nuk e bën asnjëri këtu, deri tani vetëm ne. Tavën e bëjmë tjetër lloj, nuk e bëjmë shumë të bardhë, me fruta e perime, por del e kuqe me salcë. Nga ne ka shumë vizitorë. Nga Maqedonia vijnë shumë, nga Bitola, Ohri, Resnja, Shkupi, por edhe nga Shqipëria, nga Korça, Maliqi, Bilishti. Në fundjavë kemi shumë klientelë. Ai që vjen një herë, nuk ikën më, vazhdon të vijë gjithmonë”, shprehet Vasil Nikolla, pronar i Tavernës Vasili.
Përtej gatimeve tradicionale, natyra e paprekur është një tjetër element që po tërheq turistët. Vizitorë nga vende të ndryshme të botës po zgjedhin Pustecin për të përjetuar një Shqipëri më autentike, larg zonave të mbipopulluara.
Një turist nga Shtetet e Bashkuara, i cili viziton për herë të parë zonën, shprehet e impresionuar nga liqeni, malet dhe mikpritja e banorëve.
“Po vizitoj familjen e bashkëshortes sime dhe është hera e parë që vij këtu. Ajo që bie në sy është thjesht natyra. Më pëlqen liqeni, më pëlqejnë malet. Të gjithë janë të sjellshëm në fshat. Po kaloj shumë bukur. E kam provuar ushqimin. Është shumë ndryshe nga SHBA-ja. Është shumë më i mirë. Provuam mish qengji sot dhe ai ishte i preferuari im deri tani”, shprehet turisti.
Edhe turistët nga Europa po e zbulojnë gjithnjë e më shumë këtë zonë. Një turiste nga Belgjika tregon se pas disa javësh udhëtim në Shqipëri, zgjodhi Pustecin për të njohur traditat, natyrën dhe jetën lokale.
“Jam këtu me bashkëshortin tim. Kemi tre javë që po udhëtojmë në Shqipëri. Kemi bërë hiking në male, po zbulojmë disa fshatra dhe tani mbërritëm këtu ku shohim një festival të madh. Do të dëshiroja ta shihja sepse më pëlqejnë vallet dhe gjërat tradicionale. Jam e lumtur që ndodhemi këtu. Më pëlqen të shoh veshjet tradicionale dhe mënyrën se si njerëzit ruajnë traditat. Kemi bërë hiking për 5 ditë në male, mes Kukësit dhe Peshkopisë, u ngjitëm edhe në Malin e Korabit. Më pëlqejnë shumë malet dhe liqenet. Preferoj vendet që nuk janë shumë të mbingarkuara me njerëz, sepse dua të shoh jetën lokale dhe jo vetëm zonat turistike me shumë dyndje”, thotë një tjetër.
Krahas rritjes së interesit nga turistët, edhe kapacitetet akomoduese në zonë janë shtuar. Familje të ndryshme kanë përshtatur banesat e tyre në bujtina, duke krijuar mundësi të reja për pritjen e vizitorëve. Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, thotë se pritshmëritë për këtë sezon janë të larta dhe se puna e përbashkët mes institucioneve dhe operatorëve lokalë po jep rezultate.
“Ne kemi plot shpresë që ky sezon do të jetë një nga sezonet më të suksesshme. Kjo është fryt jo vetëm i punës së Bashkisë ose institucionit lokal, por edhe i të gjithë operatorëve të tjerë që operojnë në këtë bashki. Sivjet kemi rritje të kapaciteteve akomoduese, kryesisht tek bujtinat e vogla. Ka disa familje të cilat kanë përshtatur banesat e tyre për të pritur turistë, me cilësi shumë të mirë të ofrimit të shërbimit. Kemi parë edhe prenotime të mira, që është një lajm shumë i mirë”, shprehet kryebashkiaku Kolefski.
Sipas tij, interesimi më i madh këtë vit vjen nga turistët francezë, por në Pustec priten edhe vizitorë nga Gjermania, Polonia dhe vende të tjera.
“Prenotimet vijnë kryesisht nga Franca. Është një turizëm shumë interesant, sepse ata vijnë me agjenci turistike dhe shpesh ndihmojnë edhe banorët e zonës në punët e tyre, në bujqësi apo blegtori. Ka turistë gjermanë, polakë dhe nga vende të ndryshme”, thotë ai.
Pusteci nuk ofron vetëm natyrë, por edhe një pasuri të rëndësishme historike e kulturore. Ishulli i Maligradit me kishën e tij, kishat bizantine dhe kullat e vjetra otomane janë disa prej atraksioneve që bashkia synon t’i bëjë më të aksesueshme për turistët.
“Kemi shumë për të shfaqur. Ishulli i Maligradit është një atraksion i rëndësishëm, por edhe kishat bizantine. Kemi edhe katër kulla të kohës otomane, të cilat komunikonin me njëra-tjetrën nëpërmjet zjarrit. Do të mundohemi që t’i bëjmë më të aksesueshme dhe të vizitueshme për të gjithë”, shton më tej.
Me rritjen e interesit dhe investimet në shërbime, Pusteci synon që ky sezon turistik të sjellë më shumë vizitorë dhe më shumë të ardhura për komunitetin vendas, duke e kthyer turizmin në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të zonës. /CNA
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhje...
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në ...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ka ndërruar jetë një pasagjere që ndodhej në një nga autom...
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në orët e para t...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para t...
Një ngjarje e rëndë raortrohet se ka ndodhur në orët e par...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se planifikon të...
Të paktën gjashtë persona humbën jetën këtë të diel, pasi ...
Presidenti rumun, Nicosur Dan, njoftoi se po nominon një k...
Kina e ka tejkaluar Rusinë si investitori më i madh i huaj...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...