web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korça plot aktivitete në korrik/ Bashkia publikon kalendarin e eventeve

3 Korrik 2026, 14:26, Qyteti im CNA

Korça plot aktivitete në korrik/ Bashkia publikon kalendarin e
Korça do të jetë një nga destinacionet më të gjalla kulturore gjatë muajit korrik, me një kalendar të pasur aktivitetesh artistike, muzikore dhe tradicionale që pritet të tërheqin vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe turistë të huaj. Muaji nis me Moto & Rock Festival, që do të zhvillohet më 3 dhe 4 korrik në sheshin para Katedrales, duke sjellë muzikë rock dhe atmosferën karakteristike të motoristëve.

Nga 4 deri më 6 korrik, në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi”, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë “8 Persona Plus”. Një nga aktivitetet më të rëndësishme të muajit do të jetë Mik Festival, i cili do të mbahet nga 9 deri më 12 korrik. Eventet do të shtrihen në disa pika të qytetit dhe zonave përreth, si Pazari i Vjetër, Teatri “Andon Z. Çajupi”, Poli i Jugut në Drenovë, Hoçishti dhe Parku Rinia, duke ofruar një program të larmishëm me muzikë, art dhe performanca.

Në 17 dhe 18 korrik, Korça do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Bandave “LULU FEST”, i cili do të zhvillohet në Zonën Këmbësore dhe në Pazarin e Vjetër, me pjesëmarrjen e bandave nga vende të ndryshme.

Kalendari i aktiviteteve mbyllet në 31 korrik me Festën e Lakrorit në fshatin Polenë, një nga eventet më të dashura që promovon gastronominë tradicionale korçare. Me këtë program të pasur, Korça synon të ofrojë një verë plot kulturë, argëtim dhe traditë, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në vend./CNA

Korça plot aktivitete në korrik/ Bashkia publikon kalendarin e





Lajmet e fundit nga