Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sportive, ku për herë të parë zhvilloi një garë triatloni në ujërat dhe rrugët e qytetit. “Triathlon Pogradec 2026” solli në zemër të qytetit, me qendër aktiviteti sheshin "Odeon", rreth 100 atletë nga Shqipëria dhe rajoni, ndërsa qindra qytetarë dhe sportdashës ndoqën nga afër sfidën e veçantë.
Gara nisi në orën 09:00 me disiplinën e notit në ujërat e Liqenit të Ohrit, një prej segmenteve më sfiduese për sportistët. Më pas, atletët vijuan garën me biçikletat në rrugët e Pogradecit dhe zonave përreth, për ta mbyllur me disiplinën e vrapimit, në një përballje që kërkonte përgatitje fizike, qëndrueshmëri dhe përqendrim maksimal.
Triatloni u zhvillua në dy kategori kryesore, Sprint dhe Olimpik, si në garat individuale, ashtu edhe në formatin ekipor “Relay”, duke sjellë në Pogradec sportistë të moshave të ndryshme, nga të rinj 13-vjeçarë deri te veteranë të këtij sporti.
Organizatori i “Triathlon Pogradec”, Julian Lekoçaj, thotë se zgjedhja e qytetit liqenor nuk ishte rastësore, pasi natyra dhe terreni ofrojnë të gjitha kushtet për zhvillimin e një eventi të tillë.

“Jemi në Pogradec sepse Pogradeci është i bekuar nga natyra dhe i ka të gjitha kushtet e favorshme për të organizuar një garë triatloni. Kemi ardhur për herë të parë me edicionin “Triathlon Pogradec”, me synimin që ta kthejmë në një traditë të përvitshme dhe ta shtojmë përkrah eventeve të tjera që zhvillohen në Tiranë, Shkodër dhe Himarë. Në këtë garë marrin pjesë mbi 100 sportistë, të cilët konkurrojnë në dy kategori: Olimpik dhe Sprint. Kemi ardhur për ta zgjuar pak Pogradecin edhe në aspektin sportiv, jo vetëm me garat e vrapimit, por edhe me një disiplinë të veçantë si triatloni. Ndoshta në të ardhmen mund të organizojmë edhe një garë të tipit 'Ironman'".
Për sportistët pjesëmarrës, sfida në Pogradec ishte një eksperiencë e veçantë, jo vetëm për vështirësinë e garës, por edhe për natyrën dhe atmosferën që ofroi qyteti. Sportisti nga Kosova, Albion Ymeri, e cilësoi garën një përvojë të bukur dhe një hap të rëndësishëm për zhvillimin e triatlonit në Pogradec.

“Gara ishte e vështirë, por shumë e bukur. Pogradeci është një qytet shumë i bukur dhe fakti që po organizohet një triatlon këtu është diçka e jashtëzakonshme. Unë vij nga Kosova. Triatlone më parë nuk ka pasur në Pogradec, por kanë qenë garat e vrapimit dhe gjysmëmaratona e Pogradecit. Për triatlon është hera e parë. Kishim shumë sportistë të përgatitur. Me Gencin stërvitemi bashkë dhe jemi pak a shumë në të njëjtin nivel. Kështu vendosëm që njëri të garonte në Sprint dhe tjetri në kategorinë Olimpike, ndaj në fund mbetëm të dy të kënaqur. Klima është shumë e mirë. Është pothuajse e ngjashme me atë të Prishtinës. Lartësia mbidetare është e përafërt dhe ne stërvitemi në kushte të tilla, ndaj nuk ishte diçka ndryshe për ne.”
Edhe për triatletin nga Prishtina, Genci Isufi, organizimi i parë i këtij lloji në Pogradec ishte një sukses, ndërsa ai vlerësoi veçanërisht atmosferën dhe kushtet e garës.

“Unë profesion e kam triatlonin, jam triatlet. Gara ishte fantastike dhe, duke marrë parasysh që është organizimi i parë i një triatloni këtu në Pogradec, mund të them se ka pasur një organizim perfekt. Pjesa e notit ka qenë normalisht pak më e vështirë për mua, por pjesa e biçikletës dhe ajo e vrapit ishin fantastike. Unë vij nga Prishtina. Kam rreth 4-5 vite që merrem me sportin e triatlonit, ndaj edhe e konsideroj veten si triatlet.”
Mes pjesëmarrësve ishte edhe 19-vjeçari nga Selaniku, Andon Senka, i cili e provoi për herë të parë një garë triatloni në Pogradec dhe e vlerësoi veçanërisht segmentin e notit dhe pamjen e liqenit.

“Unë jam Andon Senka, jam 19 vjeç dhe vij nga Selaniku. Erdha këtu në Pogradec për të marrë pjesë në këtë garë. Ishte pak e vështirë. Noti ishte shumë i bukur, po ashtu edhe pjesa me biçikletë. Pamja e liqenit është shumë e bukur. Te vrapi e ngatërrova pak rrugën, por në përgjithësi ishte shumë mirë. Nuk është hera e parë që marr pjesë në triatlon, por është hera e parë që garoj në Pogradec. Kam marrë pjesë edhe në gara të tjera. Kam dalë i dyti në Greqi dhe jam nënkampion në Greqi. Jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur. Edhe koha ishte shumë e mirë.”
Për vrapuesin dhe maratonistin pogradecar, Dorian Hoxhallari, evente të tilla janë një mënyrë për të promovuar sportin dhe për të afruar më shumë të rinjtë drejt një stili jetese aktive.

"Bëra distancën Sprint i vetëm, me kohë 1 orë e 21 minuta. Sigurisht, Pogradeci nuk zhgënjen asnjëherë, qoftë me natyrën, qoftë me mikpritjen, qoftë me organizimin. Ishte një garë fantastike, çdo gjë shkoi shumë mirë dhe besoj se të gjithë jemi të kënaqur. Ne mundohemi gjithmonë të promovojmë sportin. Sigurisht, rinia është paksa neglizhente, por përmes eventeve dhe mesazheve që përcjellim, përpiqemi të angazhojmë sa më shumë të rinj drejt sportit dhe një jetese të shëndetshme."
Me përfundimin e kësaj gare të parë, “Triathlon Pogradec 2026” synon të mos mbetet vetëm një aktivitet sporadik, por të kthehet në një takim të përvitshëm për sportistët vendas dhe të huaj. Përtej garës dhe konkurrencës, ky aktivitet solli një tjetër mënyrë për të promovuar qytetin liqenor, duke ndërthurur sportin, turizmin dhe bukurinë natyrore të zonës.
Pjesëmarrja e atletëve nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë tregon interesin në rritje për zhvillimin e disiplinave të tilla edhe jashtë qendrave tradicionale sportive. “Triathlon Pogradec 2026” u mbyll me suksesin e një edicioni të parë, por me ambicien që në vitet e ardhshme gara të zgjerohet më tej, të ketë më shumë pjesëmarrës dhe të shndërrohet në një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive që zhvillohen në qytetin e Pogradecit./ CNA
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave kar...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhje...
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në ...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aks...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec...
Janë arrestuar dy autorët e dyshuar të një vrasjeje të ndo...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance, tha sot se bisedim...
Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, d...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Andy Burnham ka reaguar ndaj dorëheqjes së Keir Starmer dh...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti a...