Krimbi i rrënjës dëmton misrin në Maliq/ Fermerët kërkojnë ndihmë: Kemi humbur gjithë prodhimin
Fermerët e zonës së Drithasit në Maliq po përballen me një...
Banorët e fshatit Vërdovë kundërshtojnë projektin për sistemimin e lumit në zonën e Unazës, i dëmtuar nga përmbytjet e nëntorit të vitit të kaluar.
Gjatë dëgjesës së zhvilluar me përfaqësues të Bashkisë Pogradec, ata kanë ngritur shqetësimin se ndërhyrjet e parashikuara mund të vështirësojnë aksesin drejt banesave të tyre.
Banorët kërkojnë që ndërhyrja të fokusohet në pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit, forcimin e mureve mbrojtëse dhe rikonstruksionin e infrastrukturës ekzistuese, duke ruajtur urat që lidhin banesat me rrugën kryesore.
“Problemi ynë është që urat të rrinë siç janë dhe të rregullohet lumi. Të bëhet muri matanë, të forcohet edhe këtej, të zgjerohet dhe të bëhet i fortë. Ne nuk jemi dakord me këtë projekt që kanë bërë. Kërkojmë të zgjerohet, të pastrohet dhe të shtrohet”, tha një banor.
Sipas tyre, zgjidhja e propozuar me një hapësirë kalimi prej rreth një metër e gjysmë nuk u garanton lëvizjen normale, veçanërisht për familjet që kanë persona të sëmurë apo të moshuar.
“Si do të kaloj unë me atë një metër e gjysmë që do të futem në shtëpi me të sëmurë, paralizuar?! Ne kërkojmë të sistemohet lumi, të betonohet dhe urat të mbeten siç janë, që të komunikojmë me shtëpitë tona dhe të futim makinat e mjetet bujqësore”, u shpreh një tjetër banor.
Banorët thonë se problematika e lumit është e hershme dhe prej dekadash nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Ata kërkojnë ndërtimin e mureve mbrojtëse në të dyja anët e lumit dhe ndërhyrje në shtratin e tij për të shmangur përmbytjet e ardhshme.
“Kemi 30 vjet me këtë lumë që vuajmë kështu. Duam që kjo punë të bëhet e saktë. Të bëhen dy mure të plota, të zgjerohet dhe pastrohet fundi i lumit, që edhe ne të kemi mundësi të kalojmë”, tha banori.
Nga ana tjetër, këshilltari i pavarur në Bashkinë Pogradec, Arbër Male, u shpreh se nga konsultimi rezultoi se një pjesë e banorëve nuk kanë pasur informacion të plotë mbi projektin dhe kërkojnë një zgjidhje përfundimtare.
“Banorët janë të painformuar sa i përket projektit të sistemimit të lumit. Ata kërkojnë sistemimin e ujërave të zeza, thellimin e shtratit të lumit dhe një zgjidhje përfundimtare për prurjet që vijnë nga mali. Shpresoj që të gjendet një rrugë e përbashkët mes banorëve dhe bashkisë dhe propozimet e tyre të merren në konsideratë”, u shpreh Male.
Dëgjesa përfundoi pa një dakordësi përfundimtare, ndërsa banorët kërkojnë që shqetësimet e tyre të reflektohen në projekt përpara nisjes së punimeve./CNA
Fermerët e zonës së Drithasit në Maliq po përballen me një...
Në një nga qytetet më frymëzuese të Shqipërisë, aty ku ngj...
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Një udhëtim në kohë, përmes fotografive të realizuara më s...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sport...
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave kar...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...