web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump për fitimet mbi 1 miliard dollarë nga kriptovalutat: Të gjithë po përfitojnë

1 Korrik 2026, 17:53, Kosova & Bota CNA

Trump për fitimet mbi 1 miliard dollarë nga kriptovalutat: Të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vitin 2025 ka fituar rreth 1.2 miliardë dollarë nga aktiviteti i tij në fushën e kriptomonedhave, duke deklaruar se “të gjithë përfitojnë” nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

E dini pse kam bërë fitime, sepse bursa po rritet, të gjithë përfitojnë”, tha ai para gazetarëve, ndërsa po përgatitej për udhëtimin e tij të parë me avionin e ri presidencial që, sipas deklarimeve, i është dhuruar nga Katari.

I pyetur për kritikat se po përdor postin e presidentit për t’u pasuruar, miliarderi republikan u përgjigj se të ardhurat e tij menaxhohen nga administratorë të pavarur, siç ndodh zakonisht me zyrtarët e lartë publikë.

“Unë nuk merrem personalisht me financat e mia. Kemi fonde që i menaxhojnë paratë e mia. Kam fituar shumë para para se të bëhesha president dhe ata i investojnë për mua pa më kontaktuar”, u shpreh ai.

Trump theksoi se pasuria e tij vjen nga karriera e mëparshme në biznes, edhe pse sipas kritikëve, një pjesë e të ardhurave lidhet me aktivitetet e nisura pas rikthimit të tij në presidencë në vitin 2025.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Zyra Federale e Etikës Qeveritare (OGE), Trump ka përfituar rreth 1.2 miliardë dollarë në vitin 2025 nga investimet në kompaninë World Liberty Financial dhe nga kriptomonedha që mban emrin e tij, $TRUMP, e cila u hodh në treg pak orë para inaugurimit të tij në janar 2025.

Ish-presidenti dhe biznesmeni i pasurive të patundshme përballet shpesh me akuza për konflikt interesi, sidomos për shkak të investimeve të tij në sektorin e kriptomonedhave, ndërsa administrata e tij ka ndërmarrë masa deregulimi që, sipas kritikëve, kanë ndikuar në rritjen e vlerave të tregut. /CNA





Lajmet e fundit nga