Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi me pasagjerë
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak të valëve të të nxehtit, të cilat nuk janë më anomali të rralla, por kërcënime të vazhdueshme dhe vdekjeprurëse.
Përgjatë kontinentit, qytetarët e kanë të vështirë të flenë, ndërsa dhomat e emergjencave po mbushen me shpejtësi, duke vënë në rrezik kolapsi sistemet shëndetësore. Raportohet për një bum të thirrjeve për urgjencë mjekësore. Në disa qytete të Francës thirrjet janë rritur me rreth 50%.
Javën e kaluar, Londra regjistroi numrin më të lartë të thirrjeve për raste kërcënuese për jetën në një ditë të vetme, ndërsa sistemi i monitorimit të vdekshmërisë në Spanjë ka vlerësuar mbi 300 humbje jete shtesë të lidhura me klimën në vetëm pak ditë, krahas Italisë që raportoi pesë viktima në 24 orë.
Spitalet janë nën një presion të jashtëzakonshëm jo vetëm nga fluksi i pacientëve, por edhe nga vetë i nxehti që po shkakton defekte në sistemet e ftohjes, dështim të pajisjeve mjekësore dhe rraskapitje të stafit shëndetësor.
Europa po ngrohet me më shumë se dyfishin e mesatares globale. Megjithatë, masat parandaluese funksionojnë dhe mund të maten. Vlerësohet se viktimat nga i nxehti në vitin 2023 do të ishin rreth 80% më të larta nëse nuk do të ishin marrë masat e përshtatjes që tashmë janë në fuqi. Për personat rreth moshës 80 vjeç ose më lart, vdekshmëria mund të ishte dyfishuar.
Në përgjigje të kësaj situate, Organizata Botërore e Shëndetësisë për Europën prezantoi në Berlin botimin e dytë të Udhërrëfyesit për Planet e Veprimit për Shëndetin dhe të Nxehtin.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr. Hans Henri P. Kluge, theksoi se më shumë se 200 000 njerëz në mbarë Europën kanë humbur jetën nga i nxehti në vetëm 4 vitet e fundit, duke nënvizuar nevojën për një reagim institucional me synimin e qartë për zero viktima të lidhura me temperaturat e larta.
Në mbarë Europën, qytete dhe qeveri po demonstrojnë se si duket gatishmëria e duhur për të ulur presionin mbi urgjencat. Barcelona ka zgjeruar rrjetin e saj të strehave klimatike në mbi 500 hapësira këtë verë, duke përfshirë biblioteka, qendra qytetare, parqe dhe farmaci. Parisi ka aktivizuar regjistrin e kontrolleve të mirëqenies për të moshuarit dhe banorët vulnerabël, krahas kufizimit të shitjeve publike të alkoolit për të lehtësuar shërbimet e urgjencës. Italia ka prezantuar kufizime në punën në natyrë gjatë orëve më të nxehta të ditës në disa rajone, duke siguruar pagesa mbështetëse që punëtorët të mos humbasin të ardhurat e tyre.
Berlini, sipas Senatores Dr. Ina Czyborra, ka miratuar një plan gjithëpërfshirës me 72 masa, që thekson zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe komunikimin aktiv, një qasje e mbështetur edhe nga ministri Federal i Mjedisit në Gjermani, Carsten Schneider, i cili e cilëson mbrojtjen nga i nxehti si një çështje thelbësore sociale. Për sa u përket masave individuale, rreth 60% e shtrimeve në spital pas vizitave të urgjencës gjatë kësaj vale të nxehti kanë përfshirë njerëz të moshës 75 vjeç e lart, raste që shpesh mund të parandalohen.
Ekspertët përmes fushatës KeepCool të OBSH-së këshillojnë bllokimin e nxehtësisë duke mbajtur grilat dhe perdet mbyllur gjatë ditës, si dhe hapjen e dritareve gjatë natës kur temperaturat ulen. Hidratimi i vazhdueshëm duke pirë ujë përpara ndjesisë së etjes dhe shmangia e pijeve me sheqer, alkoolit apo kafeinës janë hapa jetikë.
Është gjithashtu e rëndësishme shmangia e diellit të fortë gjatë mesditës dhe kujdesi ndaj fqinjëve dhe të afërmve të moshuar, pasi një telefonatë e thjeshtë nuk kushton asgjë, por mund të shpëtojë një jetë. /CNA
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...