Shpërthen vullkani në Filipine/ Hiri mbulon zonat përreth
Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filip...

Në seancën gjyqësore, ku palët paraqitën deklaratat hyrëse, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi në rastin e shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në dhjetor të vitit 2025, ngriti aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç, si dhe Igor Dimoviçit, për veprat penale “rrezikim i rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike” dhe “kryerje e aktit terrorist”. Të tre të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Dy prej të akuzuarve, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç, ndodhen në paraburgim që nga arrestimi i tyre pas shpërthimit të 29 nëntorit 2024, ndërsa Igor Dimoviç po mbrohet në liri.
Siç raportoi portali "Betimi për Drejtësi", i cili përcjell proceset gjyqësore në Kosovë, prokurori Bekim Kodraliu gjatë fjalës hyrëse theksoi se ekspertët e Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) kanë analizuar dheun e gjetur në çizmet e të akuzuarve dhe e kanë krahasuar atë me dheun e gjetur në vendin ku ndodhi sulmi.
Sipas prokurorit, përfundimet e ekspertëve tregojnë se mostrat e dheut të marra nga çizmet e dy të akuzuarve, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç, kishin të njëjtat karakteristika me dheun e gjetur në vendin e ngjarjes.
“Para jush do të dëshmohet se të akuzuarit kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepenc”, tha ai.
Prokurori Kodraliu deklaroi gjithashtu se Qeveria e Serbisë “ka pasur rol kyç në përgatitjen e këtij sulmi”.
“Do të paraqesim prova konkrete lidhur me trajnimet dhe përgatitjet specifike, të cilat, sipas provave, janë zhvilluar në poligonin ushtarak të quajtur ‘Pasulanske Livade’ në Republikën e Serbisë... E gjithë kjo ka qenë pjesë e përgatitjeve për veprimtari të paligjshme kundër shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Kodraliu.
Çfarë thanë avokatët mbrojtës?
Në seancën e 9 korrikut, avokatët mbrojtës Nebojsha Vllajiç, Millosh Delleviç dhe Jellena Krivokapiç paraqitën një sërë vërejtjesh për aktakuzën, duke e cilësuar atë si “të njëanshme dhe të kundërligjshme”.
Avokati Vllajiç theksoi se Kodi i Procedurës Penale parashikon që prokurori është i detyruar t’i vërtetojë me të njëjtin kujdes si faktet që shkojnë në favor të të pandehurit, ashtu edhe ato që e ngarkojnë atë, duke shtuar se mbrojtja ka propozuar dhjetë prova.
Pas seancës, avokati Vllajiç deklaroi para gazetarëve se provat e Prokurorisë Speciale janë “të dyshimta dhe të njëanshme”, pasi, sipas tij, prokurori ka refuzuar të gjitha provat e propozuara nga mbrojtja.
Ndërkaq, avokati Millosh Delleviç tha se nga aktakuza nuk mund të kuptohet qartë se për çfarë akuzohen konkretisht të pandehurit, por se Prokuroria përdor “formulime kolektive”, duke pretenduar se vëllezërit Viqentijeviç “së bashku me persona të tjerë të panjohur vendosën lëndën shpërthyese, ndezën fitilin dhe aktivizuan eksplozivin”.
“Ne duhet të bëjmë diçka që nuk është detyra jonë – të provojmë pafajësinë. Këtë do ta dëshmojmë duke paraqitur të paktën katër dëshmitarë që do të konfirmojnë alibinë e tij dhe të paktën dy video-incizime që do të tregojnë se ku ndodhej ai në kohën e shpërthimit”, tha Delleviç, i cili mbron Dragisha Viqentijeviçin.
Avokatja Jellena Krivokapiç, e cila mbron Igor Dimoviçin, u tha gazetarëve se armët e gjetura në shtëpinë e klientit të saj janë “një koleksion të vjetër dhe jofunksional”.
“I kemi njoftuar se cilat prova do t’i paraqesim dhe pres që gjykata, pasi t’i vlerësojë të gjitha provat, të vendosë se i vetmi aktgjykim i drejtë dhe i ligjshëm është ai lirues”, tha ajo.
Çfarë tjetër thuhet në aktakuzë?
Prokuroria i ngarkon Jovan dhe Dragisha Viqentijeviçin se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, së bashku me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, vendosën rreth 20 kilogramë lëndë shpërthyese për përdorim ushtarak (TNT) brenda kanalit Ibër-Lepenc, “përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni, të vendosur në mënyrë të tillë që të shkaktonte dëmtime serioze në infrastrukturën kritike për furnizimin me ujë dhe energji elektrike”.
Vlera e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi vlerësohet të jetë rreth 400.000 euro. Sipas aktakuzës, gjatë bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës në shtëpitë e tyre – njëra në Zubin Potok dhe tjetra në fshatin Prevlak të po së njëjtës komunë – është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh luftarake.
Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Jovan Viqentijeviç, në cilësinë e anëtarit të rekrutuar të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, “ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente konfidenciale, me qëllim që t’i përdorte në kuadër të veprimtarive të tij të kundërligjshme në territorin e Kosovës dhe t’ia dorëzonte këtij shërbimi gjatë takimeve në Serbi”.
Në shtëpinë e të akuzuarit të tretë, Igor Dimoviç, pas sulmit janë gjetur tre karikatorë, një fishek, një thikë dhe disa uniforma ushtarake, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës. /REL
Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filip...
Një zjarr në një fabrikë këpucësh në Kinën juglindore la p...
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila...
Ndërsa raportohen greva në Iran dhe Jordani, procesioni i ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizje...
Ditën kur Rusia bombardoi Kievin për herë të tretë brenda ...
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e mbylli samitin e NATO...
Trendi i kompanive gjermane që zhvendosen jashtë vendit po...
Valët e të nxehtit nuk prekin të gjithë njësoj. Sipas eksp...
SHBA-të kanë nisur një raund sulmesh ajrore kundër Iranit ...
Dy nxënëse janë plagosur rëndë pasi një 16-vjeçar i sulmoi...
Mund të thuhet se dita e fundit e samitit të NATO-s në Ank...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar zyrtarisht...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tronditur Samiti...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në sa...
Më shumë para për ushtrinë, më pak për gjithçka tjetër dhe...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje raportohet se ka ndodhur në zonën e Kunes në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një burrë rapor...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Niveli i kërcënimit për sigurinë detare në Ngushticën e Ho...
Pas përfundimit të samitit të NATO, presidenti i Turqisë R...
Shteti indian i Bengalit Perëndimor është përfshirë nga pr...
Çmimet e shtëpive në San Francisko janë rritur në nivele r...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Sh...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministri...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...