web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erdogan u "tërheq veshin" aleatëve europianë: Të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit

8 Korrik 2026, 12:07, Kosova & Bota CNA

Erdogan u "tërheq veshin" aleatëve europianë: Të

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në samitin e NATO-s se aleatët europianë duhet të rrisin përgjegjësinë e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e kontinentit, duke paralajmëruar se duhet të largohen nga vendimmarrjet që, sipas tij, mund të dobësojnë aleancën.

“U kemi kërkuar aleatëve europianë të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit. Duhet të largohemi nga vendimmarrjet që dobësojnë aleancën”, tha Erdo?an.

Ai theksoi se forcimi i sigurisë transatlantike kërkon bashkëpunim mes të gjithë aleatëve dhe kundërshtoi, siç u shpreh ai, përjashtimin e vendeve aleate apo krijimin e ndarjeve brenda NATO-s.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Erdogan tha se ndan të njëjtin qëndrim me presidentin amerikan Donald Trump për nevojën e arritjes së paqes, por nënvizoi se mbështetja për Ukrainën duhet të mbetet një prioritet.

“Ne përfitojmë nga kanalet e komunikimit me Rusinë”, deklaroi presidenti turk, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dialogut diplomatik.

Erdogan foli gjithashtu për zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke shprehur vlerësimin për përpjekjet e presidentit Trump për zgjidhjen e krizës në Iran. Ai shtoi se Turqia është e gatshme të japë kontribut për sigurinë në Gjirin e Hormuzit, përfshirë operacionet për pastrimin e zonës nga minat./ CNA





Lajmet e fundit nga