web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pranë hotelit ku qëndronte Macron/ Kryeqyteti sirian tronditet nga dy shpërthime

7 Korrik 2026, 10:29, Kosova & Bota CNA

Pranë hotelit ku qëndronte Macron/ Kryeqyteti sirian tronditet nga dy

Dy shpërthime kanë tronditur të martën qendrën e Damaskut, në të njëjtën kohë kur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po zhvillonte një takim me Presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, gjatë një vizite të cilësuar historike.

Sipas raportimeve të mediave shtetërore siriane, Macron kishte hyrë në pallatin presidencial për t'u takuar me homologun e tij sirian kur shpërthimet ndodhën pranë hotelit "Four Seasons", ku dhe ishte i akomoduar presidenti francez. 

Autoritetet siriane nuk dhanë menjëherë një deklaratë zyrtare mbi incidentin. Ndërkohë, Zyra e Presidentit Macron konfirmoi se ai është i sigurt dhe se vizita e tij në Siri po vazhdon sipas agjendës.

Pamje të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë një automjet të përfshirë nga flakët pranë hotelit. Numri i viktimave dhe të plagosurve nuk është bërë ende i ditur, ndërsa asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky incident ndodh vetëm pak ditë pasi një mjet shpërthyes u aktivizua në një kafene pranë Pallatit të Drejtësisë në Damask, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 10 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve. /CNA





Lajmet e fundit nga