web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Trump na ka nxitur të investojmë në mbrojtje"/ Rutte flet përpara samitit të NATO

6 Korrik 2026, 17:14, Kosova & Bota CNA

"Trump na ka nxitur të investojmë në mbrojtje"/ Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë nga Ankaraja, përpara samitit me liderët e aleancës.

Në fjalën e tij, Rutte tha se ka diskutuar me Trumo për të nxitur rritjen e investimeve nga BE dhe Kanadaja.

Rutte deklaroi se Trump është presidenti i parë që ka nxitur europianët dhe kanadezët të investojnë në fushën e mbrojtjes.

Sekretari i NATO-s deklaroi se ka folur me presidentin Trump dhe për zhgënjimin që ka rreth Hormuzit.

 

Me Trump kam diskutuar për nxitjen e rritjes së investimeve si nga BE dhe Kanadaja. Trump ka qenë një nxitës shumë i fortë për ne dhe është presidenti i parë i cili ka nxitur europianët dhe kanadezët të investojnë në fushën e mbrojtjes falë lidershipit të tij. Kemi folur dhe mbi zhgënjimet që ai ka pasur rreth Hormuzit dhe refuzimit të disa vendeve për ti dhënë atij suport të bazave ajrore. Të premten kemi parë një arritje sa i takon lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit”, tha Rutte./CNA





Lajmet e fundit nga