web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marine le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve publike/ Kandidimi në zgjedhjet presidenciale, në rrezik

7 Korrik 2026, 14:36, Kosova & Bota CNA

Marine le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve

Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar vendimin për shpalljen fajtore të lideres së partisë së ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar”, Marine le Pen, për përvetësim të fondeve publike.

Sipas vendimit, Le Pen u dënua me tri vjet burg, nga të cilat dy vjet me kusht, ndërsa një vit do ta vuajë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik. Gjithashtu, asaj iu shqiptua një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Në lidhje me të drejtat politike, gjykata vendosi heqjen e së drejtës për t’u zgjedhur për 15 muaj. Ende nuk është e vendosur nëse kjo masë e pengon Le Pen të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027.

Kandidimi i saj mund të jetë ende i mundur, pasi vetë Le Pen ka deklaruar më herët se nuk do të garojë për presidencën nëse është e dënuar për një vepër penale që kërkon vuajtjen e dënimit me byzylyk elektronik.

Kujtojmë se në Shkallën e Parë, vitin e kaluar, Le Pen ishte dënuar me pesë vjet ndalim për të kandiduar në zgjedhje, me zbatim të menjëhershëm, për përvetësim të fondeve të Parlamentit Europian.

Nëse ai vendim do të mbetej në fuqi, ajo nuk do të mund të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 18 prill dhe 2 maj 2027, duke ia hapur rrugën kandidaturës së presidentit të RN-së, Jordan Bardella.

Marine le Pen pritet të reagojë publikisht gjatë mbrëmjes së të martës, ku do të flasë edhe për të ardhmen e saj politike. /CNA





Lajmet e fundit nga