web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U zhgënjeva për mungesën e mbështetjes në konfliktin me Iranin”/ Trump kritikon aleatët e NATO-s

7 Korrik 2026, 17:27, Kosova & Bota CNA

“U zhgënjeva për mungesën e mbështetjes në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e NATO-s përpara samitit në Ankara, duke thënë se ishte i zhgënjyer me ta për mungesën e mbështetjes në konfliktin me Iranin.

“Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n dhe nëse samiti nuk do të mbahej në Turqi, ku miku im është një udhëheqës dhe një person shumë i fortë, mund edhe mos të kisha marrë pjesë”, tha Trump, në prani të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. 

Trump tha se SHBA-të nuk ishin trajtuar mirë, duke përsëritur ankesat e tij për mungesën e mbështetjes evropiane në luftën ndaj Iranit që nisi më 28 shkurt. 

"Nuk kishim nevojë për asnjë ndihmë fare, dhe në një farë mënyre, unë po i testoja njerëzit, po i testoja për të parë nëse do të ishin aty apo jo, sepse e kam thënë prej kohësh se i kemi ndihmuar, por nuk jam i sigurt nëse do të ishin aty për ne", tha Trump.

I pyetur nëse ishte i kënaqur me procesin e ndërmarrë nga aleatët evropianë për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes, siç e cilëson Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte atë që ai e quan "Trilioni i Trumpit”, presidenti amerikan tha se nuk ishte. /CNA





Lajmet e fundit nga