web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spaho, shuplakë PD-së për votën në Komitetin e SA-së: Karavidhe partiake

10 Korrik 2026, 08:10, Politikë CNA

Spaho, shuplakë PD-së për votën në Komitetin e

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të deputetëve të PD-së për të mos votuar deklaratën e Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit (SA), e cila përmban rekomandimet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Spaho shprehet se priste që deklarata, e hartuar nga eurodeputetët dhe e mbështetur në rezolutat e mëparshme të Parlamentit Europian dhe Parlamentit të Shqipërisë për integrimin europian, të miratohej me konsensus, duke lënë mënjanë përplasjet politike.

Sipas tij, deputetët demokratë zgjodhën të mos e mbështesnin dokumentin duke nxjerrë "pretekste", ndërsa e cilëson këtë një veprim të papërgjegjshëm në një moment kyç për procesin e integrimit europian të vendit.

Ai akuzon drejtuesit e PD-së se vendosin interesin partiak mbi atë kombëtar, duke shtuar se ky nuk është rasti i parë kur, sipas tij, demokratët mbajnë qëndrime që dëmtojnë procesin e integrimit europian.

Spaho shprehet se vota e deputetëve të PD-së nuk do ta ndalojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por thekson se anëtarët e opozitës në Komitetin e SA-së do të mbahen mend si "pengues dhe sabotatorë" të këtij procesi.

Sipas tij, rënia elektorale e Partisë Demokratike lidhet me pamundësinë për të vendosur interesin e qytetarëve dhe të vendit mbi interesat partiake.

“Deklarata e Komitetit te Perbashket te SA, me rekomandimet per integrimin e Shqiperise ne BE nuk votohet nga deputetet e opozites, ose me sakte ata te PD.

Mendoja se fakti qe teksti i deklarates u pergatit nga eurodeputetet ne Komitetin e SA dhe qe asaj ju bashkengjiten rezoluta e para disa koheve e PE dhe rezoluta e Parlamentit te Shqiperise per integrimin europian, e votuar nga PD dhe PS, do te ishin te mjaftueshme qe te liheshin pas gërvëret e politikes shqiptare dhe deklarata te votohej ne unanimitet.

Por jo!

Ashtu sikurse ka vepruar gjithmone, PD nxori pretekste per te mos e votuar tekstin e deklarates te pergatitur nga eurodeputetet.

Ne momentin me deciziv per procesin e integrimit europian te vendit, koleget e mi te opozites votojne kunder. Ndihem shume i trishtuar per kete veprim.

Nese do te isha pjese e atij komiteti, pavaresisht urdherit te kryetarit te partise, do te votoja pro, pasi Shqiperia ne Europe vlen me shume se te gjitha partite politike te marra se bashku.

E duam Shqiperine si gjithe Europa ishte thirrja kur u ngritem ne 1990. Sot ajo eshte katandisur ne e duam Shqiperine per vehte dhe interesat tona te peshtira.

Me kete veprim koleget e mi treguan brutalisht qe per ta PD vlen me shume se interesat e vendit, qe "rikthimi" i tyre ne pushtet ka me shume rendesi se integrimi europian.

Nuk eshte hera e pare qe PD mban qendrime te tilla antikombetare. Frymezimin e marrin nga ata qe i drejtojne.

Nuk di ndonje vend qe te kete synuar apo synon integrimin ne BE, qe politikanet e opozites, per interesat e tyre te ngushta te jene kaq te papergjegjshem me procesin e integrimit ne BE.

Habitem me disa politikane te PD qe hiqen si pro europiane, pro atlantiste, qe flasin nga mengjesi ne darke per integrimin europian te vendit dhe kur vjen ora e gjykimit sillen si Haxhi Qamili dhe Esat Pasha. Jane edhe me te vjeter se kryetari i tyre shekullor.

Nje gje eshte e sigurte, vota e deputeteve te PD ne kete Komitet nuk e pengon aspak integrimin e vendit ne BE, sikurse nuk e ka penguar ne gjithe keto vite.

Por antaret e PD ne Komitetin e perbashket te SA do mbahen mend si karavidhe partiake, qe nuk lene rast te paraqiten ne publik ata qe ne te vertete jane, pengues dhe sabotatore te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Prandaj ne te PD po zhdukemi cdo dite e me shume nga harta politike e vendit, po reduktohemi elektoralisht dhe kemi mbetur opozite e perjetshme, sepse nuk duam te pranojme cili eshte interesi i vertete i qytetareve dhe sa here na jepet mundesia te tregojme vehten, ngrihemi me paturpesi kunder interesit te vendit”, shkruan Spaho./CNA





Lajmet e fundit nga