web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do ta vizitojë SHBA-në?/ Përgjigjet Berisha

11 Korrik 2026, 14:33, Politikë CNA

Kur do ta vizitojë SHBA-në?/ Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Berisha është pyetur nga qytetarët se kur do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetje: Përshëndetje Doktor, kur do të na vish në Amerikë?

Berisha: Shumë faleminderit Dritan për pyetjen dhe ftesën. Unë do vij në Amerikë, mendoj në ndonjë rast, shpresoj nga vjeshta, po të ketë ndonjë aktivitet ndërkombëtar ose kombëtar domethënë, do të vij me kënaqësi të madhe.

Kujtojmë se më 11 qershor SHBA i ka hequr "non grata"-n kreut të PD-së, Sali Berisha. Ai u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara më 19 maj 2021.

Vendimi u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e përfshiu atë dhe familjen e tij në listën e personave të padëshiruar, duke i ndaluar hyrjen në SHBA për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion dhe minim të demokracisë në Shqipëri. /CNA





Lajmet e fundit nga