web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama për “review”-të në rrjete: Sulm i padëgjuar kriminal, bizneseve po u rikthehen yjet

10 Korrik 2026, 21:21, Politikë CNA

Rama për “review”-të në rrjete: Sulm i padëgjuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me “review”-të në rrjete ndaj bizneseve të ndryshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i cilëson si një sulm i orkestruar dhe i padëgjuar kriminal mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me dhunë ‘yjet’ e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve, që do t'u rikthehen. 

Sipas kreut të qeverisë, ky akt përbën një blozë të terrorit digjital të ushtruar prej pengmarrëse të protestës.  

“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve

Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr - tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm.

Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”,-shkruan Rama./CNA





Lajmet e fundit nga