web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me ftesë nga Macron/ Rama e nis javën në Paris, zbulohen takimet

12 Korrik 2026, 17:58, Politikë CNA

Me ftesë nga Macron/ Rama e nis javën në Paris, zbulohen takimet

Të hënën e 13 korrikut, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit.

Mësohet se vizita e kreut të qeverisë në kryeqytetin francez vjen me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Atje do të jetë i pranishëm në një darkë pune me vullnetarët e Ukrainës dhe mëngjesin e 14 korrikut në Paradën Ushtarake të Ditës së Bastijës.

Në vijim të ditës së martë, Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku është programuar të mbahet konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, në të cilën do të zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave./CNA





Lajmet e fundit nga