web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla akuza Shehajt: Gone, si mund të shesësh një apartament 151 m² për 15 milionë euro?

13 Korrik 2026, 10:51, Politikë CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka akuzuar kryetarin e Partisë Mundësia, Argon Shehaj.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla iu drejtua Shehajt, i cili është i përjashtuar nga seancat, se duhet të sqarojë se si mund të shesë një njeri një apartament 151 m² për 15 milionë euro.

“Gone, sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 m² për 15 milionë euro? Kaq. Petët e byrekut po hapen siç u hapën te përfshirja e lloj-lloj llumi në protestë. Flamingot janë zogj të pastër dhe nuk rrinë me ju llum”, tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga