web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“U trembët nga veza”/ Kapri shënjestron Ballën: Janë mbushur koshat me portretin tënd

13 Korrik 2026, 10:29, Politikë CNA

“U trembët nga veza”/ Kapri shënjestron Ballën:

Deputeti Erald Kapri ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri është shprehur se Policia e Shtetit ka dalë nga shinat dhe po sillet me protestuesit si Gestapo.

Po ashtu, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka lëshuar gojën ndaj të rinjve, të cilët i quan nazistë, duke e cilësuar si sjellje të papranueshme.

Nuk ka lënë pa shënjestruar as kreun e grupit të PS-së, Taulant Ballën, duke thënë se protestuesit i kanë mbushur koshat me portretin e tij dhe të socialistëve.

“Rikthehem në këtë sallë pas 20 ditësh përjashtim. Nuk e kuptova pse u përjashtova edhe kur kërkova të drejtën e fjalës në Byronë e Kuvendit, na u mohua. Ky parlament me kartonë të kuq ka përjashtuar Agron Shehajn me 30 ditë të tjera.

Nëse ju mendoni se ky është parlamentarizëm, ky është patetizëm banal. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie. E keni kthyer parlamentin në një derexhe. Si mund ta bëni këtë?

Sot u informuam se kërkesat tona për interpelanca janë anuluar nga ana juaj. Si mund të shkelni Kushtetutën? Nuk është parlament ky. Nëse i thoni parlament këtij, nuk di çfarë mund të them më tepër.

Ajo që donim të ngrinim në interpelancë me ministrin e Brendshëm, që e kalon kohën duke sulmuar ata që mbrojnë protestën dhe nuk merret me policinë e shtetit, që ka dalë nga shinat, që kishte rrethuar parlamentin me blinda. U trembët nga vezët ju. Sjellja e Policisë së Shtetit me protestuesit është e patelorueshme, kryeministri ka lëshuar gojën dhe quan e rininë naziste. Është policia juaj që po sillet si Gestapo. Janë 300 njerëz që shoqërohen pa asnjë arsye.

Nëse veza është akt dhune jo qofsh, është një akt civil. Ata që kanë marrë vezën turpi për ta. Për ty zoti Balla janë mbushur koshat me portretin tënd. Mund të gjesh rehatllëk kur shkon e luan bixhoz në Bruksel”, tha Kapri./ CNA





Lajmet e fundit nga