web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të negociatave

13 Korrik 2026, 16:10, Politikë CNA

Nesër konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Zyrtarizohet mbyllja

Nesër në Bruksel do të mbahet konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave.

Mësohet se konferenca e 14 korrikut do të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Europës, ndërsa delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Rama parashikohet të mbajë një fjalë para përfaqësuesve të shteteve anëtare, bashkë me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren Marta Kos.

Bëhet fjalë për mbylljen e  tri kapitujve: Kapitulli 26 “Arsimi dhe kultura”; Kapitulli 25 “Kërkimi shkencor”; Kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.

Në mbyllje është parashikuar edhe një konferencë për shtyp rreth orës 20:00./CNA





Lajmet e fundit nga