web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Riformatohet kupola e PD-së, ja fituesit e posteve kyçe

16 Korrik 2026, 07:10, Politikë CNA

Riformatohet kupola e PD-së, ja fituesit e posteve kyçe

Partia Demokratike ka përfunduar votimin për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.

Në garën për Sekretar të Përgjithshëm, Flamur Noka u rizgjodh me 184 vota, duke mposhtur kandidatin tjetër, Saimir Korreshin, i cili mori 84 vota.

Për postet e nënkryetarëve të partisë u shpallën fitues:

Belind Këlliçi me 177 vota, përballë Luçiano Boçit që mori 113 vota.

Nikola Kedhi me 174 vota, përballë Jonathan Panos që mori 101 vota.

Erisa Bajaziti me 193 vota, përballë Besa Manajt që mori 69 vota.

Drejtuesit e sekretariateve të Partisë Demokratike janë:

Sekretar Organizativ: Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun: Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian: Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin: Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal: Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu

Ndërkohë, Komisioni i Apelimit do të përbëhet nga Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi./ CNA





Lajmet e fundit nga