web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu

15 Korrik 2026, 21:59, Politikë CNA

Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave

Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë Demokratike.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë votuar më herët për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit.

Në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë përballë Flamur Nokës do të jetë deputeti Saimir Korreshi.

Ndërkohë emrat e personave të propozuar për nënkryetar: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.

Nga gjashtë kandidaturat do të zgjidhen tre prej tyre. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se një nga nënkryetarët do të jetë përfaqësues i të rinjve dhe një i diasporës. /CNA





Lajmet e fundit nga