web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-presidenti dëshmon sot në GJKKO për “Partizanin”/ Berisha: Të thotë atë që do

20 Korrik 2026, 10:32, Politikë CNA

Ish-presidenti dëshmon sot në GJKKO për “Partizanin”/

Në seancën e sotme të gjykimit në themel për dosjen “Partizani” është thirrur të dëshmojë ish-presidenti Bamir Topi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë SPAK-ut, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se nuk e di me saktësi se për çfarë do të dëshmojë ish-presidenti.

Ndër të tjera shtoi se në këtë proces është faktuar se nuk ka asnjë shkelje ligjore, por vetëm “trillime”.

“Saktësisht pse është thirrur Bamir Topi e dinë ata që e kanë thirrur. Në hamendjen time ai është thirrur sepse ka qenë president republike. Natyrisht do ta pyesin si kryekomandant i Forcave të Armatosura çfarë di ai për sigurinë në atë kohë. Të thotë atë që do. Nuk kam nevojë për asnjë njeri në botë të dëshmojë pro meje sepse është faktuar se në mënyrë absolute nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka trillime të paimagjinueshme në atë proces”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga