web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin

20 Korrik 2026, 15:43, Politikë CNA

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.

Në një mesazh dërguar deputetëve socialistë, theksohet se mbledhja do të mbahet në orën 9:30 në Pallatin e Brigadave.

“Të nderuar kolegë, ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”,-shkruhet në mesazh.

Ende nuk ka detaje nga agjenda, ndërkohë që kjo mbledhje do të mbahet një muaj pas takimit të fundit të Ramës me deputetët e PS-së dhe ministrat./CNA





Lajmet e fundit nga