web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestuesit hodhën vezë ndaj deputetëve/ Reagon Erion Braçe

20 Korrik 2026, 19:31, Politikë CNA

Protestuesit hodhën vezë ndaj deputetëve/ Reagon Erion

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ndarë një reagim lidhur me qëllimin me vezë të deputetëve nga protestuesit këtë të hënë.

Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Braçe e cilëson si një spirale dhune në të cilën ka hyrë Shqipëria, që siç thekson, nuk bën pjesë në të drejtat dhe liritë e askujt.  

“EEEEJ, KU JEMI?

TE SULMOSH TJETRIN FIZIKISHT-DHUNSHEM,

NUK HYN NE LIRITE DHE TE DREJTAT THEMELORE TE TUAT,

TE NJERIUT! JOOOO!

Kemi hyre prej ditesh ne nje spirale dhune ku nje grusht njerezish mendojne se te sulmojne fizikisht-dhunshem tjetrin, hyn ne te drejtat e tyre; NUK DUHEN NDALUR TA BEJNE SE JU KUFIZOHET LIRIA!

Degjoja sot kryetaren e komisionit te Kuvendit per Lirite e te Drejtat e Njeriut, ta justifikonte per te disaten here-per here te pare e lexova ta bente ne nje grup, sulmin fizik si pjese te lirive e te drejtave te atij qe e ndermerr dhe reagimin ligjor ndaj tij si padrejtesi.

JOOOO NUK ESHTE KESHTU!

Cilido, i zakonshem apo nen mandate kushtetuese, ben mire ose jo, gabon, shkel ligjin apo ben faj;

Per te reaguar ndaj tij, ky sistemi demokratik qe kemi ka legjitimuar VOTEN-politikisht dhe DREJTESINE-ligjerisht.

Kjo eshte bota ku jetojme ne Evrope.

Sulmi fizik e i dhunshem-qellesa me gure e dikujt kunder nje tjetri apo te tjereve, eshte instrument i nje bote tjeter ku ekstremizmi i dhunshem eshte sistem politik, fuqi politike e pushtet politik.

Ne kete vend ka patur luhatje te medha kohe pas kohe se cilen bote duhet te zgjedhim; jo shume kohe me pare, tjetri, te tjeret u sulmuan dhunshem mu ne bulevard dhe U VRANE; edhe ate u justifikua si e drejte e shtetit per te marre jeten!

I kemi ikur asaj zgjedhjeje dhe kemi bere mire!

Ndaj ka shume rendesi qe dhuna, sulmi fizik te konsiderohen sic jane, KRIM, jo e drejte themelore e dikujt kunder nje tjeter njeriu”,-shprehet Braçe./CNA





Lajmet e fundit nga