web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eurodeputeti çek denoncon Ramën/ "Përdor familjarët për të transportuar para jashtë shtetit"

21 Korrik 2026, 12:34, Politikë CNA

Eurodeputeti çek denoncon Ramën/ "Përdor familjarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë sot në vëmendje një deklaratë të bërë në një intervistë televizive të eurodeputetit çek, Tomas Zdeçovski.

Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, Berisha u ndal te denoncimi i bërë nga eurodeputeti, sipas të cilit, kryeministri Edi Rama përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.

Sipas kryedemokratit, deklarata e europarlamentarit në mediat shqiptare është aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës.

“Sot jam këtu për deklaratën e deputetit të Parlamentit Europian, Tomas Zdeçovski, i cili denoncoi dje në një nga mediat e Tiranës, Edi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.

Zoti Zdeçovski thekson se ne po ndjekim paratë. Po ndjekim këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës me paratë e grabitura shqiptarëve ose paratë e trafikantëve shqiptarë.

Kjo deklaratë në Parlamentin Europian është bërë vetëm për diktatorë të tipit Gedafi dhe jo ndonjëherë tjetër për ndonjë lider të një vendi të lirë europian.

Deklarata e europarlamentarit në mediat shqiptare është aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës dhe familjarëve të tij nga një personalitet i shquar në Parlamentin Europian, i cili shprehet se po ndjekim paratë”,-tha Berisha./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga