web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklaratat e eurodeputetit çek/ Berisha: Rama i transportoi paratë me avion privat, të ngrihet komision hetimor

21 Korrik 2026, 12:40, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot te deklarata e eurodeputetit çek se kryeministri Edi Rama përdor familjarët për të transportuar para jashtë shtetit.

Duke folur para gazetarëve nga selia e PD-së, Berisha u shpreh se Rama ka kryer 140 fluturime në dy vite me avion privat.

Kryedemokrati theksoi se PD nuk është mjaftuar me këtë deklaratë, por ka paraqitur kërkesën për komision hetimor parlamentar lidhur me këtë çështje.

“140 fluturime të Edi Ramës në dy vite me avion në dispozicion, kanë ngjallur dyshime të ligjshme në mbarë Europën.

Dëshiroj dhe uroj që mediat të mos e censurojnë këtë deklaratë bombë të një autoriteti të vërtetë në Parlamentin Europian, ndaj dhe i lutem zyrës së shtypit t’ua dërgojë pa përjashtim të gjitha medieve me shpresë se do heqin dorë nga censura e një lajmi për të cilin është i interesuar çdo shqiptar i ndershëm pavarësisht nga përkatësia partiake.

PD nuk është mjaftuar me kaq. PD ka paraqitur kërkesën për komisionin hetimor parlamentar për këtë çështje, si një çështje themelore dhe Edi Rama e ka refuzuar në mënyrë kategorike komisionin.

Ka të dhëna tronditëse. Ka të dhëna që provojnë transportin e parave”- tha Berisha./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga