web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Financimi i koncertit të Kanye West/ Komisioni i Ekonomisë miraton aktin normativ

21 Korrik 2026, 15:36, Politikë CNA

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot aktin normativ për financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West.

Koncerti i West u zhvillua në Tiranë më datë 11 korrik.

Ky akt normativ mori 7 vota pro dhe 2 vota kundër. Votat që kundërshtonin aktin erdhën nga deputetët Erjon Braçe dhe Igli Cara.

Akti u miratua edhe në Komisionin e Ligjeve me votat e mazhorancës dhe do të kalojë për miratim në seancën plenare në Kuvend që do të zhvillohet të enjten. 

Mbledhjet e zhvilluara në këto dy komisione këtë të martë u shoqëruan me debate të shumta dhe ironi mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës./CNA

 





Lajmet e fundit nga