Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026” nga Euromoney, autoriteti më prestigjioz i industrisë financiare globale. Një vlerësim i jashtëzakonshëm që e pozicionon tashmë Credins bank si të parën dhe të vetmen bankë në Shqipëri të vlerësuar me këtë çmim për përgjegjësinë korporative, duke i dhënë një tjetër dimesion një rrugëtim shumëvjeçar investimesh, projektesh dhe iniciativash me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe komunitet.
Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Londër mblodhi drejtues të lartë dhe përfaqësues të bankave dhe institucioneve financiare nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer këtë ceremoni në një nga takimet më të rëndësishme të industrisë financiare globale. Mes emrave të mëdhenj, Credins bank përfaqësoi Shqipërinë në Euromoney, ku drejtuesve më të lartë të bankës iu dorëzua çmimi “Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026”. Një çmim ky që merr një domethënie të veçantë jo vetëm për Credins bank, por edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në një arenë të tillë ndërkombëtare.
Pas këtij vlerësimi qëndron një punë e jashtëzakonshme dhe një angazhim i ndërtuar ndër vite. Përgjatë një procesi të gjatë disamujor vlerësues, aktiviteti i Credins bank gjatë periudhës 2024–2025 iu nënshtrua një procesi shumë intensiv dokumentimi, analizimi dhe prezantimi, duke sjellë në një panoramë të plotë përmasën e investimeve, projekteve, partneriteteve dhe të të gjitha iniciativave të realizuara duke prekur dhe impaktuar shoqërinë në çdo skaj të Shqipërisë. Një proces që shkoi përtej evidentimit të shifrave apo rezultateve, duke dëshmuar kështu jo thjesht një model të konsoliduar suksesi në përgjegjësinë korporative, por duke sjellë një epokë të re të të bërit biznes. Një model ku suksesi financiar merr një dimension shumë më të madh dhe më human, duke u shndërruar në ndikim real dhe në vlerë të qëndrueshme dhe zhvilluese për shoqërinë shqiptare.
Përmes vizionit të drejtuesve dhe aksionarëve të bankës, përgjegjësia korporative, tashmë e konsoliduar ndër vite, është vendosur në zemër të filozofisë së Credins, duke u kthyer në një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe rrugëtimit të saj. Me të njëjtën ambicie me të cilën banka ka zgjeruar praninë dhe rolin e saj në sistemin financiar shqiptar, duke u renditur ndër institucionet më me ndikim në vend, ka zgjeruar edhe hartën e kontributit të saj përmes qindra projekteve dhe nismave sociale në fusha jetike për zhvillimin e vendit. Nga arsimi, shëndetësia, arti dhe kultura, te sporti, mjedisi, teknologjia dhe mbështetja për komunitetet në nevojë, Credins ka shkuar përtej mbështetjes tradicionale, duke i dhënë një dimension të ri investimit njerëzor dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe komunitetit.
Vetëm gjatë vitit 2025, Credins bank realizoi 175 iniciativa në kuadër të përgjegjësisë korporative, të orientuara në linjë me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara, duke rritur kështu ndjeshëm kontributin në këtë drejtim dhe njëherazi duke zgjeruar çdo vit e më shumë numrin e përfituesve në të gjithë vendin. Një angazhim që dëshmon edhe një herë fuqinë dhe seriozitetin e Credins bank në çdo nismë të ndërmarrë. Ky kontribut disavjeçar merr sot një tjetër peshë përmes vlerësimit të Euromoney, një emër simbol i ekselencës vlerësuese në industrinë financiare globale. Prej dekadash, Euromoney është një pikë referimi për industrinë bankare ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e ndryshme që akordon ky institucion konsiderohen ndër vlerësimet më të rëndësishme, duke vendosur kështu përballë standardeve më të larta institucione financiare nga e gjithë bota.
Vlerësimi nga Euromoney i shtohet një historie të rëndësishme çmimesh që kanë vlerësuar ndër vite angazhimin e Credins bank në përgjegjësinë korporative. Në vitin 2023, banka u shpall fituese e çmimit të parë “SDG Business Pioneers Albania”, në kategorinë e biznesit të madh, në konkursin e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke u bërë banka e parë që merrte vlerësimin maksimal për kontributin e saj në fushën e përgjegjësisë sociale. Nga vlerësimi i Kombeve të Bashkuara, te çmimi prestigjioz i Euromoney në Londër, Credins bank konfirmon kështu edhe një herë pozicionin strategjik dhe vlerën absolute që ajo ka sot në fushën e përgjegjësisë korporative në Shqipëri.“Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026” është një tjetër moment krenarie në historinë e bankës, por mbi të gjitha një arritje që i jep jehonë përtej kufijve një filozofie të lindur dhe ndërtuar me shumë përkushtim në vendin e vogël ballkanik, Shqipërinë.
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend,...
Trafik i rënduar i qarkullimit të automjeteve raportoh...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e op...
Janë zbardhur pjesë nga dëshmia e ish-presidentit Bamir To...
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pak minut...
Vijon prej rreth një ore protesta jashtë Parlamentit, ndër...
Ish-deputeti Edmond Spaho në një postim në rrjetet e tij s...
Një grup protestuesish janë mbledhur ditën e sotme para Pa...
Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur ditën e sotme në...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në deklaratën e tij për me...
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Europën dhe ...
Një 52-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transp...
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parl...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare t...
Banka Botërore rekomandon ndryshim të mënyrës se si financ...
Një zjarr masiv ka përfshirë sonte një sipërfaqe pyjore me...
Zbardhen detaje të reja nga skandali që përfshiu resortin ...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shëhu, ishte ...
Këtë të diel në Tiranë pritet të zhvillohet protesta qytet...
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...