web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një orë para seancës plenare/ PD mbledh sot Grupin Parlamentar

20 Korrik 2026, 09:40, Aktualitet CNA

Një orë para seancës plenare/ PD mbledh sot Grupin Parlamentar

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parlamentar. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, një orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend.

Në mesazhin drejtuar deputetëve nga kreu i Grupit Parlamentar është lënë e hapur mundësia e pjesëmarrjes në seancë plenare, ndërsa dy seancat e fundit Partia Demokratike i ka bojkotuar.

“Të nderuar kolegë,

Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli.

Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazh. /CNA





Lajmet e fundit nga