web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disa projektrezoluta në rend dite/ Zhvillohet sot seanca plenare e radhës

20 Korrik 2026, 08:40, Aktualitet CNA

Disa projektrezoluta në rend dite/ Zhvillohet sot seanca plenare e

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të radhës. Bazuar në urdhrin e firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca është caktuar të zhvillohet në orën 12:00.

Seanca e sotme pritet të jetë e ngjeshur, pasi në rendin e ditës janë çështje me rëndësi, si raporti për Integrimin Europian, një projektligj, por edhe shtatë projektrezoluta mbi veprimtaritë institucionale.

Ndërkohë raportohet se në të njëjtën kohë me seancën plenare do të zhvillohet protestë jashtë Parlamentit. 

Rendi i ditës: 

-Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

-Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.

-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.

-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.

-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.

-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.

-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.

-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.

-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”. /CNA 

Disa projektrezoluta në rend dite/ Zhvillohet sot seanca plenare e





Lajmet e fundit nga