web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Degjenerimi nuk është Gjenerata Z, por ata që shitën shtetin dhe drejtësinë

19 Korrik 2026, 07:34, Aktualitet CNA

Degjenerimi nuk është Gjenerata Z, por ata që shitën shtetin

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar për debatin e krijuar pas deklaratës së një protestuesi gjatë një proteste, duke kundërshtuar përpjekjet për ta etiketuar të gjithë Gjeneratën Z si të degjeneruar.

Përmes një reagimi publik, Kikia shprehet se deklaratat e një individi nuk mund të përdoren për të gjykuar një brez të tërë. Sipas tij, problemi më i madh nuk është sjellja e një protestuesi, por dëmi që, sipas tij, i është shkaktuar shtetit dhe sistemit të drejtësisë nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë ushtruar pushtet ndër vite.

Ai akuzon ata që, sipas tij, kanë përfituar në kurriz të shtetit dhe qytetarëve, duke shtuar se pikërisht këta janë ata që sot flasin për "degjenerimin" e të rinjve.

Kikia argumenton se debati publik duhet të përqendrohet te përgjegjësia e atyre që kanë administruar institucionet dhe jo te stigmatizimi i një gjenerate të tërë për shkak të deklaratave apo veprimeve të individëve.

“Degjenerimi nuk eshte ky, por ju qe shitet shtetin dhe drejtesine ne pazar!

Del nje psikopat ne proteste, me flamur mbi supe, e thote se ne duam te hame, te pijme e te qi*me.

Dhe befas nje tufe batakcinjsh, jo psikopate, por maskarenj, zyrtare e ish zyrtare, qe ne hijen e shtetit dhe pushtetit, me nje barre mekatesh ne degeradimin e shtetit dhe drejtesise, qe duhet te ishin ne banken e te akuzuarve…. bertasin per degjenerimin e Gjenerates Z.

Ne mesin e njerezve te thjeshte ka e do te kete injorante sa te duash.

Por ata nuk i kane bere asgje te keqe ketij vendi.

Te keqen ia kane bere ata qe e shiten shtetin dhe drejtesine ne pazar, ata qe i vune cmim emerimit te cdo gjykatesi e prokurori(spo i ve emer tani per tani batakcinjve te ketij sektori).

Me pak fjale,  ata qe kane ngrene, kane pire e kane q*re ne kurriz te shtetit e te popullit.

Pikerisht keta bertaskan sot per degjenerimin e gjenerates qe ka dale ne rruge te bertase kur gjenerates se degjeneruat te ketyre maskarenjve”, shprehet Kikia./ CNA





Lajmet e fundit nga