web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë "Gjikuria" për ndotje në Palasë

18 Korrik 2026, 09:57, Aktualitet CNA

IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë "Gjikuria"

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zhvilluar një inspektim në zonën e Palasës, ku ka konstatuar shkelje të legjislacionit mjedisor nga subjekti "Gjikuria".

Sipas gjetjeve të trupës inspektuese të Drejtorisë së Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura funksiononte pa Lejen Mjedisore të Tipit B, dokument i detyrueshëm për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Për këtë shkelje, IKMT ka vendosur një masë administrative me gjobë dhe ka urdhëruar subjektin të pajiset me Lejen Mjedisore të Tipit B, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

“Në kuadër të garantimit të zbatimit të ligjshmërisë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu një inspektim në zonën e Palasës në subjektin Gjikuria.

Trupa inspektuese e Drejtorisë së Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave konstatoi se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura operonte pa Leje Mjedisore të Tipit B.

Për këtë shkelje u vendos masë administrative me gjobë  si dhe iu la detyrë subjektit të pajiset me Leje Mjedisore të Tipit B, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thekson IKMT./ CNA





Lajmet e fundit nga