web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Deklaratat e Paunoviç janë të papranueshme”/ Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm të Serbisë

17 Korrik 2026, 12:13, Aktualitet CNA

“Deklaratat e Paunoviç janë të papranueshme”/ Hoxha

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në Ministerialin e thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Hoxha ka zhvilluar takim me homologun e tij serb, Marko Gjuriç.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministri shprehet se gjatë takimit ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme të një anëtareje të qeverisë së Serbisë për Kosovën.

"Gjithashtu përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi të një anëtareje të qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave europiane", thuhet në postimin e ministrit Hoxha. /CNA





Lajmet e fundit nga